Lajme nga Ulqini fitoi mirnjohjen e klubit karates “Ulqini”

December 30, 2011   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Për mirnjohjen vjetore 2011 që na bëri “Karate Klub Ulqini”,Lajme nga Ulqini,ju faliminderohet ,dhe jemi shumë mirnjohes per respektin qe na bet.

Blogu i Pamvarur “ Lajme nga Ulqini” e cila filloj punën në muajn Janar të vitit 2008, ka arritur rekordin ditor në 10.000 Vizitorë.
Falënderojmë të gjith Vizitorët, Komentatorët nga të gjitha Trojet Shqiptare.

Ne jemi në shërbimin e juaj,prandaj I falënderojmë të gjith të cilët kan dërguar Artikujt e tyre për vullnetin e tyre, për ndihmën e përkthimeve, poashtu falënderojmë edhe Kritikuesit, ku kritikat e tyre kishin sjellur që ne të përmirësohemi dhe të arrijmë një nivel të duhur medial.

Falënderojmë edhe Portalet tjera Informative të cilat nuk shkruan asgjë kundër nesh, ngase disa e shumë  herë kemi marrur artikujt e tyre të gatshëm, siq janë “Ulqini-Online”,”Malsia.org”,”Koha Javore”,”KosovaLive” “Zëri”, “Koha”, “Shekulli”, “NOA”, “INA”, “Telegrafi”, “Zemrashqiptare” etj.

Mbesim me shpresë se ne do vazhdojmë edhe më tutje punën tonë edhe pse disa herë ishim në vështirësi (mungesa e Autorëve dhe e Kohës, mungesa e rrjedhave të lajmeve, përkthyesve dhe Informantëve kudo në Evropë. Me nderime dhe me repsekt, shpresë për një ardhmëri të qetë dhe të lumtur.

Gëzuar Vitin e ri 2012

Urime Vitin e Ri 2012 të gjithë qytetarëve të Ulqinit dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë. Qoftë ky viti i realizimit të dëshirave dhe ëndrrave tuaja. Paqa, dashuria, mirëkuptimi dhe suksesi mbizotërofshin në familjet tuaja.

GËZUAR ! Ju përshëndes dhe ju uroj shumë suksese.

Stafi Lajme nga Ulqini