Zenka: UDSH-ja nuk heq dorë që Hajdinaga të jetë ministër

December 30, 2011   | Politika

Ky është qëndrimi jonë përfundimtarë, pa marrë parasysh ngjarjet e fundit, kështu as nuk kemi kërkuar kandidat alternativë është shprehur deputeti Zenka.
Unioni Demokratik i Shqiptarëve nuk do të heqë dorë nga propozimi që pasardhësi i Ministrit për të Drejtat e Njeriut Ferhat Dinosha të jetë Gëzim Hajdinaga, pa marrë parasysh se organet policore para pak ditësh kunder tij kanë paraqitur padin penale për shperdorim detyre.
Zenka ka thënë se Bordi Kryesor i partisë ka qënë dakord me propozimin që Hajdinaga të jetë pasardhës i Dinoshës, dhe nga kjo nuk do të heqin dorë.
“Këto që po ndodhin janë padrejtësit që po i bëhen kunder UDSH-së dhe Hajdinagës.
Ky është qëndrimi jonë përfundimtar, pa marrë parasysh ngjarjet e fundit, kështu as nuk kemi kërkuar një kandidaturë alternative. Plotësisht përkrahim ish-kryetarin e Komunës, për arsye se nuk ka bërë asnjë gjë kundër ligjit, nuk i ka keqpërdorur parat. Kështu që nuk kuptoj se pse e lidhin me Naser Kelmendin, kur në të njëjtën mënyrë ka legalizuar edhe 55 objekte të pronarëve të tjerë” ka thënë Zenka

Përkthyer nga Vijesti
D.S
MALESIA.ORG
YouTube Preview Image