Mc Kresha dhe Rozi të ndarë për Vitin e Ri

December 31, 2011   | Lajmet / Vijesti

Çifti i njohur mediatik, Rozana Radi dhe MC Kresha prej disa kohësh jetojnë së bashku në një apartament në Prishtinë që reperi Kreshnik Fazliu e ka blerë së fundmi.

Dyshja, madje, sikurse ka pohuar vetë Rozi në një dalje televizive, saktësisht në programin “Takimi i Pasdites”, e ka mobiluar këtë shtëpi sipas shijeve të njëri-tjetrit. Nga kurioziteti se si do ta festojnë Vitin e Ri dy këngëtarët, ndoshta në ndonjë ambient romantik ose pse jo nën strehën e tyre, MC Kresha i ka thënë portalit Editorial se nuk do të jetë aspak kështu, sepse që të dy do të jenë tepër të angazhuar me punë, pra me muzikë.

“Unë dhe Rozi jetojmë bashkë, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, por Vitin e Ri do ta presim të ndarë pasi jemi në punë, showbizi kështu e ka”, ka thënë MC Kresha, por pa bërë me dije se ku do të gjenden saktësisht. Pas festës ata do të publikojnë klipin e këngës së tyre, pjesëmarrëse në festivalin “Kënga Magjike 2011”, “Jaba daba du”. Kënga është pritur shumë mirë nga fansat dhe u vlerësua edhe me çmim.

Koha Net
YouTube Preview Image