Tingulli 3nt “pushton” Lazaratin

December 31, 2011   | Lajmet / Vijesti

Dy grupet e njohura “Tingulli 3nt” e “Skillz”, po planifikojnë që për festat e fundvitit të sjellin videoklipin e shumë pritur të këngës “High”. Videoklipi ka filluar xhirimet qysh në verë, por përshkak të angazhimeve nuk kanë pasur mundësi që ta lancojnë më përpara.”High” është xhiruar në Lazarat dhe në Tiranë nga “Max Production”.

Beati i “High” u bë nga Zapp & Chriss ndërsa incizimi i këngës nga kompozitori Enis Presheva. “High” ishte hit i verës që shkoi dhe arriti që edhe pa videoklip të ketë mijëra klikime në YouTube.

Por arritje pritet të cilësohet edhe klipi, i cili padyshim do të sjellë imazhe të forta nga Lazarati, vendi ku edhe policia nuk e ka pasur të lehtë të hyjë.

Gazeta Shqiptarja
YouTube Preview Image