Unioni Demokratik i Shqiptarëve: Gëzuar Vitin e Ri 2012

December 31, 2011   | Shoqëria / Društvo

UNIONI  DEMOKRATIK I SHQIPTARËVE  

Ulqin,më 31.12.2011                 

 

Me rastin e fundvitit 2011 dhe fillimit të Vitit të Ri 2012, kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, z.Mehmet Zenka, në emër të partisë dhe në emrin e tij personal i përgëzon  të gjithë shqiptarët, duke iu uruar shëndet të mirë, gëzime familjare dhe lumturi në jetë.

Në këto çaste gëzimi , ne presim Vitin e Ri 2012 me krenari dhe me mirënjohjen më të thellë për njëri tjetrin, për përpjekjet, sakrificat dhe arritjet tona.

Le të jetë ky vit i ri një vit i bekuar që sjell shëndet, paqe e dashuri në jetën tuaj dhe të familjes suaj.

Uroj shumë gëzime, mbarësi, shpresë dhe lumturi për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

 

 Shërbimi informativ të UDSH-së

YouTube Preview Image