Afërdita Dreshaj sjell krijimin e radhës – Video

January 1, 2012   | Lajmet / Vijesti

Krahas sukseseve në modelim, Afërdita Dreshaj arrin suksese edhe në fushën e këngës, mbase si duket ky profesion e josh më shumë. Ajo tani në prag të festave të fundvitit ka lansuar projektin e saj më të ri, këngën “Komplikimi”, që shoqëruar edhe me videoklip.

Ka disa ditë që klipi është lansuar në tregun muzikor dhe Afërdita është e kënaqur që publiku po e mirëpret këtë projekt. “Sapo është lansuar ky projekt dhe kam vërejtur se publiku po e pëlqen këngën.

Jam munduar të punoj mjaft shumë si në këngë ashtu edhe në videoklip. Një meritë të madhe e ka edhe ‘Max Produktion’, që ka realizuar një klip të mrekullueshëm”, tha ajo për “Zërin”.

YouTube Preview Image