YouTube, censurë drogës së Lazaratit në klipin “High” (video)

January 1, 2012   | Lajmet / Vijesti

Reperët e ‘labelit’ Baba Stars kanë lansuar ditë më parë videoklipin e shumëpritur të këngës hit “High”, por jo të gjithë kanë mundësi ta shikojnë atë.

Është rrjeti më i madh social i videove në internet, YouTube, ai që ka përdorur masat e sigurisë, ndaj, sipas statutit të kompanisë fëmijët nën 18 vjeç dhe të gjithë ata që nuk janë të regjistruar në YouTube nuk mund të kenë qasje në shkarkimin e këtij videoklipi.

Sipas portalit Editorial, kjo ka ndodhur për shkak se videoklipi është xhiruar në fushat e Lazaratit, të cilat janë të mbjella kryesisht me marihuanë. Por, përkundër kësaj, kënga ka arritur mbi 50 mijë klikime për 24 orë, numër ky i konsiderueshëm kur merret parasysh masat e ndalimit mbi klipin.

Mbetet të shihet nëse pas YouTube edhe televizionet kosovare do ta censurojnë këtë klip.

Koha Net
YouTube Preview Image

1