Mesazhi i urimit në Video të kryetarit Cungu për Vitin e Ri 2012

January 2, 2012   | Ngjarjet - Events, Politika

Të dashur bashkëqytetarë të Ulqinit

Kryetari i komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu në një video mesazh u drejtohet qytetareve duke iu uruar vitin të cilin sapo kemi shkelur.
Është çasti kur me urimet tona më të përzemërta u drejtohemi plot dashuri dhe shpresë njëri-tjetrit!
Viti 2012 do të jetë një vit ku ne do të tejkalojmë shume sfida, shumë probleme dhe jam i bindur thellë se bashkëpunimi komunë, qytetar, sektori i biznesit dhe institucionet tjera do të njohë avancime më të larta, por  gjithashtu do jetë edhe një vit shprese poashtu e madhe.
Viti 2012 ishte një gur themeltar për të ndërtuar një Ulqin me imazh të ri, ashtu siç e dëshirojmë të gjithë , Viti 2012 është vit që na obligon të promovojmë sa më shumë vlerat tona njerëzore”, thuhet ndër të tjerave në mesazhin e kryetarit Nazif Cungut.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Ulqinit, Ju uroj Vitin e Ri me dëshirat më të mira që 2012-ta t’ju sjellë plot gëzime, shëndet, mbarësi dhe suksese për ju, familjet tuaja dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë.

YouTube Preview Image
8