Edita Abazi: Më kërcënon Noizy

January 4, 2012   | Lajmet / Vijesti

Një histori interesante dhe shumë e dhimbshme, që u publikua në gazetën “Panorama”, po bën jehonë të madhe në media dhe te publiku shqiptar.

Modelja Edita Abazi tregon se historia me Noizy-n është acaruar edhe më shumë. “Fansat e Noizy-t më kanë hapur dhe faqe në facebook duke më fyer dhe ofenduar rëndë”, tregon ajo.

Modelja kosovare ka pohuar në një intervistë se ka pasur një lidhje me reperin Noizy, madje ka ngelur edhe shtatzënë. Noizy nga ana tjetër ka vendosur të tregojë variantin e tij të njohjes me vajzën. Ai ka deklaruar se Edita e ka bërë add në facebook, kanë biseduar dhe më pas i ka kërkuar takim si fanse e tij.

Ai ka sqaruar se ishin takuar fillimisht në Prishtinë në një hotel ku kishin qëndruar disa minuta e më pas ai kishte udhëtuar drejt Suedisë së bashku me dj dhe një anëtar të grupit, me të cilin performon nëpër koncerte. Reperi madje thekson se Edita e ka kërcënuar atë, duke i thënë se do ia gjejë vendndodhjen e vajzës së tij dhe do ia rrëmbejë. Këto të gjitha i hedh poshtë modelja me të cilën realizuam edhe një bisedë telefonike.

“Asgjë e thënë nga ai në atë emision televiziv nuk është e vërtetë, unë as që ia kam përmendur rrëmbimin e vajzës, ai duhet ta dijë që unë nuk jam në gjendje të bëj një të tillë për vetë faktin se jam femër. Po të kisha bërë një kërcënim të tillë, pse ai nuk ka marrë ndonjë masë tjetër ndaj meje, thotë ajo duke pohuar se lidhja me Noizy-n ka zgjatur katër muaj. Ajo ka pohuar për gazetën “Panorama” se ruan të gjitha mesazhet e Noizy-t në telefonin e saj celular dhe është e gatshme t’i publikojë.

Panorama Plus

YouTube Preview Image