Vazhdon përplasja Nimanbegu – UDSH, reagon UDSH

January 5, 2012   | Politika

“Unioni Demokratik i Shqiptarëve është larg nga kolapsi”, thuhet në reagimin e kësaj partie drejtuar deputetit të Forcës Genci Nimanbegut. Siç ajo thotë: “UDSH asnjëherë nuk është gjetur në një situatë të pashpresë, por ajo çdo herë ka ditur që me dinjitet të afirmojë shqiptarët në Mal të Zi.”

– UDSH ka qenë partia më e fortë shqiptare në Mal të Zi, ashtu siç do të jetë edhe në vazhdim, i pëlqen kjo apo jo Nimanbegut. Sa i përket nepotizmit dhe korrupsionit politik, Nimanbegu mos ti drejtohet UDSH por të merren me nepotizmin dhe korrupsionin politik që është shumë i pranishëm në partinë e tij, pasi aty ka lidhje të shumta familjare, thuhet në një deklaratë të Shërbimit Informativ të UDSH-së, shkruan Dan.

Ata edhe një herë theksojnë se mbështesin kandidaturën e Gëzim Hajdinagës nga radhët UDSH-së për ministër për të drejtat e njeriut dhe të pakicave.
“Nuk është në nderin tonë politik e as njerëzor që njerëzit ti kualifikojmë para se të gjyqësori të jap fjalën e vet”, – thuhet në reagimin duke shtuar se “ka kaluar koha kur njerëzit janë arrestuar në bazë të dëshirave të dikujt”.

Poashtu në reagimin e UDSH-së thuhet ata janë larg nga partia e kafeterive dhe demagogëve, siç i karakterizon ata Nimanbegu, duke theksuar se pas kanë 20 vjet punë serioze politike. /Ulqini Online/

79