Sinan Hoxha burgoset duke mbrojt Flamurin Kombetar ne Presheve…

January 7, 2012   | Lajmet / Vijesti

Mbrojti flamurin shqiptar dhe ofendoi serbet, arrestohet ne Presheve kengetari Sinan Hoxha, blof autoriteteve serbe, burgoset per 8 ore
Kengetari i njohur i muzikes popullore Sinan Hoxha do t’i bashkengjitet sot faqeve te “Bluetooth”-it me nje lajm qe e ben pjese te nje skandali. Pas publikimit te kenges per bashkimin kombetar nen titullin “Kuq e Zi” ne bashkepunim me koleget Meda e Seldi, e cila duhet thene se ka arritur nje rekord klikimesh (mbi 1 milion e gjysme) edhe pse ka vetem pak dite qe eshte publikuar, kengetarit nuk i kane munguar ofertat per koncerte nga te kater anet e globit. Shume te tilla i kane ardhur atij edhe nga Presheva, e cila permendet disa here ne tekstin e kenges.

E pikerisht gjate nje koncerti te mbajtur ne Presheve, ku ka pasur nje pritje madheshtore, ose me sakte gjate rruges se kthimit, Sinan Hoxha eshte konfliktuar me autoritetet serbe, te cilat i kane kerkuar te heqe menjehere xhaketen, mbi te cilen eshte qendisur shqiponja dykrenare. Kete xhakete Hoxha e ka veshur edhe ne xhirimet e videoklipit tej e tej Shqiperise. Ofendimeve te pales serbe per simbolet tona kombetare, Sinan Hoxha u eshte pergjigjur me te njejten monedhe, duke i fyer gjithashtu ata dhe sic mesohet mes te tjerash, i ka thene “Fuck Serbia”, ama kjo gje i ka kushtuar jo pak. Tete ore te mira ne qelite e paraburgimit, derisa organet shqiptare kane nderhyre per lirimin e tij. Ndonese na vjen keq per kete ndodhi, ndihemi mire kur mesojme qe Sinani s’ka lejuar perdhosjen e simboleve tona kombetare, te cilat duhet thene qe jane te ndaluara te ekspozohen ne Presheve.

Bluetooth
YouTube Preview Image


7