Ulja e taksave dhe investimet,çelësi i suksesit ekonomik për Ulqin

January 7, 2012   | Real Estate

Kryeministri Berisha  tha se disa nga arsyet e suksesit të modelit ekonomik të vendit tonë ishte edhe ulja e taksave dhe investimet të cilat bënë të mundur rritjen ekonomike.“Shqipëria është një ekonomi e vogël por dinamike dhe entuziaste e cila fakton se gjatë kësaj krize të rëndë modeli i saj është funksionues sepse modeli ekonomik i Shqipërisë bazohet tek një qeveri e vogël” theksoi Berisha.Më tej ai theksoi se Shqipëria ka kaluar nëpër vitet e një revolucioni të thellë fiskal i cili, sipas tij, ka nisur jo si i bazuar në parashkimin e autoriteteve për “cunamin” që do vinte por nga modeli i taksave të ulta.Ndërmorrën ulje të mëdha taksash si taksën e fitimit që shkoi rreth 150 përqind, në taksën e të ardhurave për person në 130 përqind, në taksat për sigurimet shoqërore në 100 përqind dhe tarifat u shndërruan në një euro dhe kjo ishte një nxitje për biznesin shqiptar.Më tej kryeministri Berisha theksoi se qeveria do të ndërmarrë të gjitha masat edhe për zhvillimin e turizmit malor ndërsa shtoi se të gjithë ato biznese të cilat do të investojnë në këto zona nuk do të paguajnë taksa për 8 vjet. Duke iu referuar borxhit publik, kryeministri Berisha theksoi se fuqizimi i sektorit privat dhe zvogëlimi i portofolit të investimeve të qeverisë janë edhe mënyrat se si mund të ulet ky borxh.

Ulqini të ndjekë shembullin e  disa vendeve të Shqipërisë për investimet e huaja
Për vitin e kaluar, Shqipëria ishte shembull jo vetëm për Malin e Zi, por edhe për të tjerat vende të rajonit se si duhet të punohet në rritje të investimeve të huaja.
Çelësi i këtij rezultati ishte ndërtimi i një modeli tërheqës ekonomik, i bazuar mbi ngarkesën tatimore më të ulët në Evropë, me ngarkesën publike mbi sektorin privat më të ulët në Evropë, që bazohet mbi investime të mëdha dhe në eliminimin e burokracive të tepruara.

Rënia konstante e të hyrave në euro e kapitalit të huaj në Mal të Zi është dominuar/shkaktuar nga faktorë të ndryshëm, prej klimës jo të mirë për të bërë biznes e deri tek ndodhitë politike të ndërlidhura me pavarësinë ende të kushtëzuar dhe të mbikëqyrur të vendit.

Duhet të ketë ulje të taksave për investitorët

Ekzekutivi I Ulqinit duhet t’i hapë dyert për investitorët e jashtëm dhe t’iu mundësojë atyre që të kenë taksa më të ulëta, pasi që gjatë investimit të tyre ata prapë do t’ia kthejnë ato taksa shtetit të Malit të Zi dhe komunës së Ulqinit, dhe njëkohësisht do të përfitohet në uljen e papunësisë, zhvillimin ekonomik dhe mbushjen e buxhetit.

Niveli i ulët i investimeve në Ulqin mbi të gjitha është edhe rezultat/pasojë e një trashëgimie negative të dëmtimit të rënde të klimës se biznesit, për shkak të pengesave të konsiderueshme burokratike, korrupsionit tejet të përhapur nëpër institucione, mungesës së infrastrukturës energjetike e rrugore si dhe rreziqeve ekonomike e telasheve politike të vendit.
Nuk bënë pa u përmendur edhe qasja e gabuar për tërheqjen e investimeve të huaja apo promovimi aspak i mjaftueshëm dhe mungesa e një strategjie afatgjate si dhe mungesa e koordinimit të mirëfilltë midis përgjegjësve institucional të sektorëve të ndryshëm ekonomik vendor.

Si duhet të veproj Ulqini?
Ndër shkaqet kryesore që kanë ndikuar në mos ardhjen e investitorëve të huaj në Ulqin por edhe ikjen e disave prej tyre nga Ulqini, janë klima e papërshtatshme për investime; moszbatimi i ligjeve në fuqi; niveli i lartë i korrupsionit; ekonomia joformale… Po ashtu, rënia e vazhdueshme e investimeve të huaja në  Mal të Zi,është edhe pasojë e mungesës së politikave investuese, tregtare dhe fiskale.
Investimet e pakta të huaja që kanë ndodhur në Ulqin kryesisht janë përshkuar me një proces të gabueshëm të privatizimit të përcjellë me politikë të dëmshme në sektorin bankar dhe ato si të tilla natyrisht se nuk sollën ndonjë rezultat të kënaqshëm.
Mirëpo rezultate të mira nuk ka patur as në investimet nga biznesi (ndërmarrjet) vendore. Sektori bankar (bartës i të cilit kryesisht janë bankat e huaja) në vend se ta ndihmojë ekonominë vendore, përkundrazi e ka bllokuar biznesin vendor dhe potencialin investues të tij duke e vënë atë në një situatë shumë të vështirë përmes zbatimit të normave të larta të kamatave si dhe kushtëzimeve shumë të rënda kreditore në treg.

Në Mal të Zi  investimet e huaja shënuan rënie të vazhdueshme, ndërsa në Shqipëri rritje.

Të gjitha këto masa (të pëlqyera nga biznesi apo të papëlqyera nga qytetari/konsumatori) kanë për synim gjetjen e parasë (kryesisht) brenda Ulqinit për një stabilitet buxhetor, mirëpo në horizont ende nuk kemi një qasje madhore nga klasa politike e tashme për investime serioze nga biznesi vendor e as nga ai i huaj.
Nëse ky trend negativ do të vazhdojë edhe më tutje, Ulqini do të vazhdojë të humbas një rast të madh ashtu siç e humbi edhe gjatë këtyre 10 viteve për të tërhequr investitorët e huaj (sidomos ata në sektorët prodhuese) të mos shfrytëzimit të faktit tejet të favorshëm të fuqisë së lirë punëtore.

Jetojmë në një kohë kur problemi më i vogël  është të arrish deri tek informacioni. Rrjeti i internetit e mundëson këtë. Komuna e Ulqinit si dhe të gjitha komunat dhe institucionet tjera, kanë (ose duhet të kenë) faqen zyrtare të internetit. Informacionet që jepen në ueb faqe janë të qasshme për çdokënd, në çdo vend dhe në çdo kohë.Mirpo ska asnjë information ditor,javorë apo mujorë.Komuna Ulqinit ka mungesë informacioni…?!

Lexuesi  nga Diaspora
http://www.velikaplaza.info/gallery/video/stream.php?f=Velika_Plaza_movie_Jan_2009.flv

 

10