Ronela dhe Visari bëhen përsëri bashkë

January 8, 2012   | Lajmet / Vijesti

Janë bërë përsëri bashkë dy këngëtarët, për të cilët u përfol shumë se mund të ketë një lidhje dashurie mes tyre. Ronela Hajati ka udhëtuar drejt Prishtinës për të qenë pjesë e xhirimeve televizive pikërisht me këngën e fundit, ‘’Nelës’’, në duet me Visarin e grupit Skillz.

Duke respektuar kodin e veshjes në një program në Kosovë, që të dy u shfaqën të veshur në kombinim ngjyrash kuq e bardhë, duke bërë një performancë të jashtëzakonshme e duke lënë gojëhapur të gjithë kolegët e pranishëm në atë emision.

Fjalët për lidhjen e tyre dolën pas performancës në “Kënga Magjike”, kur Ronela gjatë kërcimit reagoi me gjeste intimiteti ndaj Visarit, por më vonë kjo lidhje u përgënjeshtrua nga të dy këngëtarët, duke thënë se ata janë vetëm miq dhe asgjë më shumë.

Ndryshe nga Visari, i cili është shumë i njohur në Kosovë, Ronela tani ka filluar të njihet në Kosovë, pasi është e vetmja këngëtare nga muzika shqiptare që deri më tani nuk ka realizuar asnjë videoklip, por është bërë shumë e njohur falë fizikut dhe vokalit të saj.

Panorama Plus
YouTube Preview Image