Cakuli paralajmëron rrënimin e objekteve të jashtëligjshme në Ulqin

January 9, 2012   | Politika

Forca e Re Demokratike, edhe gjatë fushatave elektorale që nga dalja e saj në skenën politike (2005), është shprehur zëshëm se Ulqini nuk mund të ketë asnjë hap zhvillimor pa plane urbanistike dhe se ata që janë ndërtuar pa leje duhet të legalizohen, ose rrënohen.

KosovaLive

Shtesë – Lajme nga Ulqini
Ky ishte padyshim nje lajm i gezueshem sidomos per ata te Forces se Re Demokratike sepse ceshtja e legalizimit te ndertimeve pa leje ka qene pjese perberese e programit tone qe ne momentin e krijimit te kesaj partie.
Plani hapësinor i Ulqinit i cili kanë qenë një problem për vete komunën, duhet të miratohet brenda 2 muajve tha sot Xhaudet Cakuli nënkryetar I komunës së Ulqini,për portalin Antena M.

Në anen tjeter ai thotë se nuk e di numrin e saktë të objekteve që janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme në komun të Ulqinit,dhe  të cilët pas miratimit planit urbanistik do të shemben,duke cekur se ka shumë .
Nënkryetari ikomunës së Ulqinit ceku gjithasht se ky problem do të zgjidhet deri në fund të janarit,ku afati i fundit për miratimin e tyre është 20 janari.

A do të ketë shpallje publike nga ana e komunës së Ulqinit në ueb sajtin e saj kjo ende nuk dihet.


Sot ky problem eshte jashtezakonisht evident ne Komunen e Ulqinit ku ne ndertimet pa leje gjenden te varrosura qindra milione euro kapital. Mijera pronare te ndertesave pa leje nuk kane mundesi te marrin kredi bankare duke lene si kolateral shtepine. Ata gjithashtu nuk mund ta lene kete shtepi si garanci per kontrata apo ta shesin pasi nuk zoterojne dokumentet ligjor te pronesise. Kjo do te thote qe ne Komunen e Ulqinit gjendet nje pasuri e madhe e patundshmerie qe nuk njihet ligjerisht por qe po te formalizohej do te siguronte te ardhura te konsiderueshme per Buxhetin e komunes dhe do te sherbente si nje impuls i madh per ekonomine tone. Pronaret e ketyre ndertesave shpesh jane detyruar qe t’i ndertojne keto shtepi mbi token e tyre edhe pa marre leje pasi Komuna ka qene joefikase ne administrimin e kerkesave te shtuara dhe nevojave zhvillimore. Si pasoje e mungeses se vullnetit dhe aftesive te pushtetareve te deritanishem Komunes i kane munguar Plani hapesinor, planet gjenerale dhe planet detaje urbanistike te cilat do mund ta zhvillonin ne menyre te organizuar ndertimtarine.
Pushteti e ka keqperdorur kete situate pasi i mban peng ose i kushtezon per qellime politike pronaret e ndertesave pa leje e kete situata e prandaj ketij problemi i duhet vene fund sa me shpejt. Mirepo i duhet kujtuar qeverise qendrore, qe procesi i legalizimit nuk duhet perdorur vetem si retorike zgjedhore por duhet marre seriozisht sepse do te kete nje impakt te madh cilesor ne ekonomine e vendit. Gjithashtu duhet vene ne dukje se legalizimi i objekteve te ndertuara pa leje eshte ne perputhje me Deklaraten e Vjenes per ndertime pa leje. Edhe Republika e Malit te Zi eshte nenshkruese e ketij dokumenti te se drejtes nderkombetare qe ka per qellim legalizimin dhe regullimin e zonave te ndertuara pa dokumentacione perkatese. Principet themelore te deklarates se Vjenes jane: barazia e te gjithe qytetareve per te pasur standard te njejte jetesor dhe e drejta per te shfrytezuar te drejtat e barabarta si dhe obligimiet ligjore,  rregullimi i qendrueshem i hapesires me te cilen kerkohet qe vendbanimet joformale,pra pa leje,te integrohen ne suaza sociale,ekonomike,hapesinore dhe suaza ligjore posacarisht ne nivel lokal. Kjo do te thote qe ceshtja e legalizimit nuk eshte vetem nje nevoje sociale dhe dobi ekonomike por tanime eshte shnderruar edhe ne nje detyrim ligjor per shtetin e Malit te Zi. Ky process legalizimi eshte bere tashme ne nje faktor vendimtar ne pergatitjet per tu anetaresuar ne Bashkimin Evropian.
http://www.velikaplaza.info/gallery/video/stream.php?f=Velika_Plaza_movie_Jan_2009.flv

41