Loro Markiqi: Kuptimi i ngjashmërive të Suedezeve ne Finlande

January 9, 2012   | Reportazh / Reportaža

Shqiptarët në Mal të Zi kanë filluar të kërkojnë të drejtat e veta në mënyrë të organizuar tek në vitet e nëntëdhjeta 

Respektimi apo mosrespektimi i te drejtave dhe kuptimi i ngjashmerive dhe ndryshimeve ne realizimin e te drejtave te popujve pakice ne shtetet respektive, me te drejtat e shqiptareve ne MZ, se pari duhet te kemi te dhena te shumta. Ja disa qe kete materie e ilustrojne me se miri. Numri i popullit pakice dhe territori Suedezet ne Finlande numrojne rreth 23.000 vete dhe kryesisht jetojne ne territor kompakt, gjegjesisht ne regjionin Aland qe perbehet nga disa komuna qe me 1921 kane fituar autonomine territoriale- politike. Shqiptaret ne Mal te Zi kane filluar te kerkojne te drejtat e veta ne menyre te organizuar tek ne vitet e nentedhjeta. Rreth 40.000 shqiptare jetojne ne Mal te Zi. Po ashtu si suedezet, pak a shume, jetojne ne nje territor kompakt (perreth kufirit me Shqiperine).

Gjuha 

Ne rajonin Aland dominon gjuha dhe kultura Suedeze, kurse vetem ne Ulqin eshte proklamuar me statut komunal dygjuhesia, por megjithate ne gjykate komunale, polici lokale etj. nuk respektohet principi i dygjuhesise, madje edhe ne komune ne disa raste dokumentin shqip kerkojne qe te perkthehet ne gjuhen sllave (ne Ulqin shqiptaret perbejne mbi 75% te popullates). Ne cdo komune ku suedezet perbejne 5% ose me shume, si gjuhe zyrtare te barabarta jane gjuha Finlandeze dhe ajo Suedeze (ne Ulqin apo Tuz, Plave e Guci ku perberja eshte mbi 5 fishin e kesaj shifre nuk aplikohet principi i dygjuhesise).

Qeverisja lokale 

Qeverisja lokale ne Aland eshte konform ligjit mbi autonomine. Duhet cekur se ai rajon ka kuvendin e vete, i cili ka kompetenca te medha sidomos ne respektimin dhe rregullimin e te drejtave te popullit pakice (siguria publike, arsimi, kultura, pasurite artistike me vlere nacionale, tregtia, industria, komunikacioni, politika banesore etj ). Bile pa pelqimin e atij parlamenti nuk mund te nderrohen dispozitat e ligjit mbi autonomine. Pak a shume ky rajon i cili ka disa krahina funksionon si shtet ne veti, por duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial te Finlandes. Nje nder te drejtat interesante eshte se ne ate rajon vetem (qytetaret), shtetasit e tij mund te kene pasuri te patundshme, apo te themelojne ndermarrje ne territor te Alandit. Perkundrazi shqiptaret nuk kane te drejten e autonomise as territoriale e as kulturore. Kuvendi komunal ne Ulqin as nuk pyetet per pjeset me atraktive te komunes – pjesen bregdetare, te gjitha plazhet, rrethin e liqenit dhe bregun e Bunes – te ashtuquajturat “te mirat detare “. Ne territor te Ulqinit mund te bleje kushdo pa kurrfare kushtesh, bile edhe favorizohen nese jane te kombesise jo shqiptare – rasti i trojeve ne Tuz. Me 1991 u aprovua akti i ri mbi autonomine i cili hyri ne fuqi ne vitin 1993 me te cilin te drejtat e Alandit avancohen. Keshtu kane perfaqesuesin ne Keshillin Nordik, dhe ne Unionin Europian. Per te fituar shtetesine e Alandit, si shtetesi e brendshme (interne), eshte e domosdoshme njohja e gjuhes suedeze (per kete shqiptaret as qe mund te enderrojne). Me keto masa ne Aland sigurohet kompaktesia dhe eleminohet mundesia e asimilimit. Ne Mal te Zi asimilimi pershpejtohet, bile kerkesat e shqiptareve per respektimin dhe ruajtjen e kompaktesise priten nga qarqet malazeze si getoizim. Kush ka shtetesine e Alandes eshte i liruar nga sherbimi ushtarak, me obligim kompenzimi ne sherbime civile.

Organizimi politik 

Themel i realizimit i te drejtave te suedezeve, eshte ekzistimi i organizatave te pakices sidomos ato politike. Ne votime perhere Partia Popullore Suedeze si parti nacionale fiton 70-80 % te votave ne rajon. Kjo parti perpos qe qeverise ne rajon, merr pjese dhe ne Parlamentin Finlandez ku fiton 10-12 deputete. Gjithashtu veprimtaria e fondacioneve dhe shoqatave joqeveritare lokale, luajne rrol shume te rendesishem ne artikulimin dhe tubimin e pjesetareve te pakices suedeze. Ne Mal te Zi aktualisht ekzistojne disa organizata joqeveritare dhe politike si dhe disa parti nacionale. Ne votime partite shqiptare se bashku nuk kane fituar mbi 45% te votave te shqiptareve. Sistemi shkollor Sistemi shkollor ne Aland po ashtu eshte i pershtatur, keshtu qe mesimi zhvillohet ne gjuhen suedeze, duke filluar nga arsimi fillor e deri ne ate universitar. Universiteti suedez, ne kuader e te cilit punojne 6 fakultete, numeron rreth 4000 studente perpose qe studiojne edhe ne universitetin finlandez. Ne Mal te Zi kemi shkolla fillore, por jo ne te gjitha fshatrat shqiptare (Bratice, Kullomze e gjetke), dhe ato te mesme, por nuk kemi universitet shqip, cka koheve te fundit ndikon shume ne shkallen e ulet te arsimimit te brezit te ri. Diplomat e Universitetit te Kosoves nuk pranohen, kurse ato te Shqiperise duhet te nostrifikohen duke dhene numer te shumte te provimeve ne gjuhen sllave. Kjo situate i dekurajon te rinjte shqiptare qe deshirojne dhe kane prirje te studiojne. Nga keto krahasime shihet qarte se shqiptaret sapo kane filluar te kerkojne e t’i fitojne te drejtat, te cilat te tjere i realizuan me dekada me pare. Edhe pse me hapa shume te vegjel duket se per se miri po punohet, por ende nuk e kemi kuptuar sa duhet tregimin per thupra „Bashkimi ben fuqi.

Koha Javore

5