Këngëtare me master,Adelina Emini

January 10, 2012   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja Adelina Emini, pos këngës, pritet që gjatë janarit të magjistrojë në ekonomi. Ajo editoi klipin “Bëhu burrë” para festave të fundvitit 2011, përderisa paralajmëron edhe album gjatë këtij vit. Adelina Emini flet për Express.

Këngëtarja Adelina Emini, në një bisedë për Gazetën Express, ka shpalosur planet e saj për të ardhmen si këngëtare, përderisa ka thënë se pos profesionit si këngëtare, do të vazhdojë të merret edhe me profesionin e ekonomistes, në ç’drejtim edhe do të magjistrojë gjatë janarit.
Këngëtarja thotë se klipi i saj i fundit “Bëhu burrë” ka dalë një klip shumë i mirë dhe i shkëlqyeshëm.
“Është një klip i realizuar ashtu siç kam dëshiruar, duke ju falënderuar të gjithë njerëzve që kanë qenë pjese e saj. Për stylingun është përkujdesur Enkelejda Shatri, kurse për flokët dhe grimin Kaci dhe Sellma. Klipin e ka punuar produksioni Pulla, muzikën e ka punuar Genc Prelvukaj se bashku me Astrit Stafen. Teksti është shkruar nga Genci”, ka thënë Adelina.
Por, këngëtarja nuk do të ndalet vetëm më këtë këngë, pasi në vitin 2012 ka edhe plane të tjera.
“Këtë vit do të bëhet edhe lansimi i albumit tim më të ri.

Producent i këtij albumi do të jetë Genc Prelvukaj, përderisa pritet që gjatë vitit të ketë këngë të reja të stileve dhe zhanreve të ndryshme”.
Kënga e radhës?
“Nuk e di sepse nuk e kam menduar se cilit stil do t’i takojë, por do ta lë më shumë befasi për publikun”, ka thënë këngëtarja për Express.
Ajo thotë se nuk ka dëgjuar ndonjë thashetheme për të.
“Nuk kam shumë dëshirë që të flas për jetën time private përderisa është private”.
Adelina thotë se gjatë 2011 – ës ka marrë komplimente shumë të mira dhe se ka qenë një vit shumë i suksesshëm për të.
Edhe pse është sharmante dhe me kaçurrelet e saj ka joshur shumë djem, Adelina vazhdon të jetë “single”.
“Nuk kam shumë dëshirë të flas për jetën time private”, thotë ajo.
Adelina thotë se gjatë 2011 – ës ka marrë komplimente shumë të mira dhe se ka qenë një vit shumë i suksesshëm për të.
Ndryshe, Adelina pos si këngëtare ajo është edhe një ekonomiste e suksesshme dhe thotë se gjatë muajit janar do të mbroj temën e magjistraturës.
Veç kësaj këngëtarja edhe punon në Radio Televizionin e Kosovës, ku thotë se trajtohet barabartë me kolegët e tjerë. “Kam trajtim të barabartë më të gjithë kolegët e tjerë në televizion, pavarësisht së punoi në RTK”, thotë këngëtarja.

YouTube Preview Image