Gjukanoviq: Qeveria e Malit të Zi nuk i ka mbetur borxh shqiptarëve

January 11, 2012   | Shtypi / Mediji

Qeveria e Malit të Zi nuk i ka mbetur borxh shqiptarëve për shkak të referendumit, sepse në shtetin e ri “kjo pakicë gëzon të gjitha të drejtat”, ka thënë ish-kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Ai ka shtuar se gjatë referendumit për pavarësinë e Malit të Zi, shqiptarët dhe qeveria malazeze kishin interes të përbashkët.

“Pakica shqiptare ka fituar atë që ka kërkuar me pavarësinë e Malit të Zi – shtetin që realizon nivelin e duhur të të drejtave të tyre”, thotë Gjukanovic për Ora 24, duke shtuar se është kundër ndarjes së Kosovës.

“Ndarja do të mund të hapte rrugët për zgjidhje të ngjashme edhe në vendet tjera të rajonit”. /Telegrafi/

YouTube Preview Image
4