Diellëza Rama,Radica Dashiq dhe Ibrahim Zogaj më të mirët

January 12, 2012   | Sporti / Sport

Në Ulqin, të martën, më 10 janar 2012 u mbajt vrapimi i parë ndërkombëtar rrugor “Ulqini 2012”, në organizimin e Komunës së Ulqinit, Federatës së Atletikës të Malit të Zi dhe të OJQ “Ulqini Sport”.

Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues të atletikës nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Serbia dhe sportistë nga tetë klube të sporteve të ndryshme nga Ulqini. Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe anëtarët e Klubit të Karatesë “Ulqini”. Djemtë dhe vajzat garuan në tri disiplina të ndarë sipas grupmoshave.

Në disiplinën vrapim 800 m për vajza vendin e parë e zuri Diellëza Rama dhe me këtë u kurorëzua me medalje të artë. Në po të njëtën disiplinë për djem medaljen e artë e mori Ibrahim Zogaj, ndërsa në disiplinën vrapim 1500 m për vajza (senioret) e para doli Radica Dashiq. Përveç tyre, në të njëjtat disiplina, Flaka Avdiu dhe Ena Kovaçeviq u kurorëzuan me medalje të argjendta.

Ky është edhe një sukses i anëtarëve të Klubit të karatesë “Ulqini”, sepse nga 6 medalje të arta të mundshme, tri morën anëtarët e këtij klubi, çka dëshmon për përgatitjen e mirë sportive të tyre jo vetëm në sportin e karatesë.

Ceremonia e ndarjes së medaljeve, diplomave dhe kupave u bë në mbrëmje në sallën e Qendrës për kulturë, ku përveç kësaj organizatorët ndanë mirënjohje klubit më të mirë, sportistit më të mirë, sportistit më përsektiv dhe punëtorit më të mirë sportiv në komunën e Ulqinit për vitin 2011. Para klubit të karatesë “Ulqini”, i cili në bazë të rezultateve u shpall klubi më i mirë në komunën e Ulqinit për vitin 2011 mirënjohjen e mori drejtori i marketingut Skender Tahiri.

Për organizimin e këtij manifestimi meritat i takojnë punëtorit sportiv Misho Causheviq.

Foto dhe teksti nga Ruzhdi Rama Facebook