Albana Azizi, talente e muzikës që premton

January 13, 2012   | Lajmet / Vijesti

Pas më shumë se një viti, doli albumi i parë i Albana Azizit i titulluar “Si herën e parë” dhe 3 klipet me këngët nga albumi “E vetmja femër”, “Real Love” dhe kënga “I Love it”. Me këngën “I Love it”, ajo ka marrë pjesë në Eurovision “Song Contest” të Zvicrës.

Albana Azizi, është e lindur në Bern të Zvicrës, kurse prindërit e saj janë me prejardhje nga Kosova.

Për talentin e rrallë të Albanës, kanë shkruar shumë gazetat zvicrane.

Albana është paraqitur në shumë mbrëmje muzikore dhë është mirëpritur nga publiku zviceran, nga nacionalitetet e shumta që jetojnë këtë vend.

U realizua albumi në “Top Channel” , kurse shtëpia discografike “SuperSonic” e ka marrë për sipër menaxhimin e Albumit per Shqiperi. Po ashtu, ky album është plasuar edhe në Kosovë.

Albumi përmban këngë të zhanreve të ndryshme Pop, Rock, RnB, Dance dhe Folk, dhe është radhitur në vendine tretë si albumi më i mirë gjatë vitit 2011.

Ditë më parë, në “Tv Klan” në kuadër të spektaklit “Zonë e lirë”, është bërë promovimi i këtij albumi. Pas këtij suksesi të Albanës, edhe në Kosovë dhe Maqedoni, kjo këngëtare e re kishte përgëzime të shumta për albumin e saj edhe nga vip-at shqiptarë.

Kosova Press

YouTube Preview Image

1