Big Mama duet me Gentën, klipi xhirohet në Bullgari

January 13, 2012   | Lajmet / Vijesti

Gjatë një prononcimi për një media në Kosovë lidhur me këtë këngë ajo është shprehur: ‘’Kënga është gati, ndërsa tani pritet vetëm xhirimi i videoklipit.

Nuk dua të zbuloj më shumë për këtë projekt, sepse jam duke u munduar të sjellë befasi për publikun”, ka thënë këngëtarja teksa tashmë janë zbuluar detaje të shumta lidhur me videoklipin ku Bigu do të shfaqet me veshje të Joni Pecit.

Gjatë gjithë vitit ajo ka qenë shumë e angazhuar me koncerte, ndërsa natën e Vitit të Ri këngëtarja ka performuar për tri orë live koncert në sheshin e Tetovës, derisa gjatë ditës ajo kishte vizituar edhe shtëpinë e fëmijëve jetim po në këtë qytet me cka kishte ndarë dhe dhurata. “Edhe pse kam qenë e angazhuar me këngë, përsëri kam gjetur kohën të jem me fëmijët më të mirë të botës, ku gjatë tërë ditës u kam shpërndarë dhurata”, është shprehur këngëtarja e njohur.

Edhe pse i quan surpriza, ne si medium nuk ia lejojmë një gjë të tillë sepse i zbulojmë para kohe. Pas këtij projekti të cilin është duke e përfunduar, Big Mama ka vendosur që të realizojë një duet me këngëtaren kosovare njëherit edhe mike shumë e mirë e saj, Genta Ismajlin. Dueti padyshim do të jetë një hit i këtij viti ndërsa për videoklipin, këngëtaret kanë menduar që ta realizojnë në Bullgari.

Koha Net
YouTube Preview Image