Minir Karamanaga do të zevendësojë Ali Rexhën në OTU

January 14, 2012   | Turizmi / Turizam

Anëtar dhe funksioner i partisë PSD-së të Ulqinit Minir Karamanaga,është kandidati më seriozë për të qenë drejtor i ardhshëm i Organizatës turistike të Ulqinit,lajmron e perditshmja gazeta “Dan”.

Minir Karamanaga nëqofse zgjidhet si drejtor i Organizatës turistike të Ulqinit,do ta zavedsoje Ali Rexhen,liderin e PPD-se,që u be drejtor në kohën kur ishin në koalicion PDS-ja – UDSH-ja – dhe PPD-ja.

Emërimi i Minir Karamanages është pjesë e marrëveshtjes për ndarjen e funksioneve në mes të partive në koalicion që udhëheqin me komunën e Ulqinit.

Vendimi mbi themelimin e Organizatës turistike të Komunës së Ulqinit është miratuar në vitin 2007.Organizata turistike e Ulqinit është një ndër organizatat më të reja që u formua në Mal të Zi.Duhet cekur se Organizata Turistike e Ulqinit nuk posedon web sajtin e saj ende kësaj dite.
Shpresojmë se për të gjitha këto por edhe për çështje të tjera, shumë shpejt do të bëhen shqyrtimet në seancat e Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

http://cdn9.fliqz.com/bca2a1bd98324f429cf68c31ef3b2269.flv
4