Opozita kunder rrenimit te objekteve ne komun te Ulqinit

January 14, 2012   | Politika

Nënkryetari i komunës së Ulqinit,Xhaudet Cakuli para disa ditëve tha për portalin Antene M,se “Plani hapësinor i Ulqinit i cili kanë qenë një problem për vete komunën, duhet të miratohet brenda 2 muajve.

Në anen tjeter Cakuli tha se nuk  dihet numri i saktë i objekteve që janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme në komun të Ulqinit,dhe  të cilët pas miratimit planit urbanistik do të shemben,duke cekur se ka shumë .
Nënkryetari I komunës së Ulqinit ceku gjithasht se ky problem do të zgjidhet deri në fund të janarit,ku afati i fundit për miratimin e tyre është 20 janari.

Reagimi i partive opozitare qe i menjihershem ,ku qe edhe pika ma e nxehtë e ditës në kuvendin komunal të Ulqinit.Duhet cekur se krejt partite opozitare në komunën e Ulqinit jan kunder rrenimit të objekteve pa leje,dhe për ketë arye ato  I bejn thirrje qytetarëve për legalizimin e objekteve.Në reagimin e opozitës  ma I ashperti në reagim ishte keshilltari I PDS-së Luigj Shkreli,I cili u shpreh se apsolutisht eshte kunder rrenimeve te objekteve ne komunen e Ulqinit,ku nga ana tjeter ai tha  se “Neqofse Cakuli done te renoje,ateher te ja filloi prej  objetit te vet ku gjindet afer stacionit te autobusave te cilen e ka pa leje”.

Gazeta e perditshme Dan shkruan te njejten se edhe partia opozitare UDHSH-se eshte kunder deklarimit të nenekryetarit te komunes se Ulqinit Cakuli.
Keshilltarja e Udsh-se Hatixhe Gjoni tha se eshte kunder rrenimeve te objeketeve dhe se deklarimi i Cakulit perhapi panik tek qytetaret e Ulqinit.
Te njejtin qendrim e kishin edhe perfaqsuesit e PPS-se ne krye me Andrija Qetkoviqin, tha se ne Ulqin duhet ndertuar e jo te behet rrenimi i objekteve.
E perditshmja Dan shkraun gjithashtu se ka shume investitor qe kan ndertua pa leje,e njeri nder ta eshte edhe ministri aktual pa portfelj Suad Numanoviq ku ne lagjen Shtoje ka ndertu hotelin e disa qindra metra katrore me vllaun e tij.

Kryetari i keshillit komunal te Ulqini,Milazim Mustafa thret mbledhjen e jashtzakonshme qe do te mbahet, me 19.janar.2012, dhe fillon në orën 11,00 në Sallën e madhe të Kuvendit të Komunës.

Shqyrtimi Publik planet

Shqyrtimi publik
Programi i mbajtjes së shqyrtimit publik

– Ndryshimi i Planit Gjeneral Urbanistik të Ulqinit në lokalitetin: “Pinjesh 1″, “Pinjesh 2,” Port “,” Meterizi 1 “,” Meterizi 2 “,” Meterizi 3 “,” Meraja 1 “dhe” Meraja 2 në Ulqin

– Ndryshimet në  PDU-së “Qytetit të Ulqinit” për vende: Pinjesh 1, Pinjesh 2, Rana , Meterizi 1, Meterizi 2, Meterizi 3, Meraja 1 dhe Meraja 2

* Kliko mbi planin për të shkarkuar dokumentacionin e plotë dhe planet.
Për hapjen e fajlave ju duhet program WinZip.
Nëse nuk e keni mund të shkarkoni në www.winzip.com

YouTube Preview Image
35