Vesa Luma sërish me Big Bastën

January 15, 2012   | Lajmet / Vijesti

Pak kohë më parë u përfol se midis saj dhe Big Bastës ka një lidhje intime, pasi ishin parë së bashku në një lokal nate, por duket se takimet e tyre e kanë pasur një motiv të fortë…që ka qenë i fokusuara vetëm në aspektin profesional.

Pas këngës së saj të fundit mjaft të suksesshme “Ti po don”, Vesa Luma ka vendosur që kësaj radhe të vijë në një bashkëpunim të ri, transmeton Shqiptarja. Këngëtarja kësaj radhe do të bashkëpunojë me reperin e njohur Big Basta. Duket se qëndrimi në Shqipëri, pas impenjimeve që do të ketë këtu si pjesë e jurisë së “X Factor” e ka nxitur atë që të mos e shpenzojë kohën kot, por të mendojë për një material të ri muzikor. Se si do të quhet kënga dhe do të quhet videoklipi ende nuk ka informacione të hollësishme, veçse dihet se Vesa është duke xhiruar në Tiranë dhe i është dashur kohë derisa të mësojë lëvizjet që do të shoqërojnë koreografinë e klipit të saj të ri.

Koha  Net
YouTube Preview Image