U hap ekspozita kolektive në Galerinë e Arteve të Qendrës Kulturore në Ulqin

January 16, 2012   | Kulturë / Kultura

Artistët figurative qytetit të vet
Me moton “Artistët figurativë qytetit të vet”, piktorët dhe skulptorët e Ulqinit kanë hapur ekspozitën kolektive në Galerinë e Arteve të Qendrës Kulturore në Ulqin. Me punimet e tyre në këtë ekspozitë janë prezantuar 13 piktorë të brezave të ndryshëm, që nga më të moshuarit e deri te më të rinjtë, si Gjergj Noc Martini, Mehmet Aloja, Rudi Goga, Qazim Muja, Naser Hasa, Bilal Nikeziqi, Vahida Nimanbegu, Jozo Koçoviqi, Edin Kapllani, Renata Mashanoviq – Rijavec, Mersiha Mavriq, Ivanka Gjonoviq dhe Agron Ujkashi.

Salloni i dhjetorit, siç është emërtuar kjo veprimtari, është menduar të jetë një ekspozitë përmbyllëse në fund të çdo viti dhe njëkohësisht takim i piktorëve. Drejtori i Qendrës Kulturore të Ulqinit, dr. Nail Draga, në hapje të ekspozitës ka nënvizuar rolin dhe kontributin e piktorëve vendorë në jetën kulturore të Ulqinit.

Ndërkaq studiuesi prof. dr. Ruzhdi Ushaku në kritikën e tij ka çmuar lart vlerat artistike të punimeve të ekspozuara. Draga ka paralajmëruar se Salloni i dhjetorit do të jetë një veprimtari tradicionale e Qendrës Kulturore të Ulqinit.

 

Kohapress
1.

2.

3.

4.

5.

6.

7.

8.

9.

10.

11.

12.

13.

1