Dështon shitja e kripores së Ulqinit

January 17, 2012   | Ekonomia / Ekonomija

Në tenderin e pare për shitjen e Kriporës së Ulqinit, nuk është paraqitur asnjë kompani, njoftoi gazeta e përditshme “Dan”.
Tenderi për për Kriporen e Ulqinit, ka dështuar sërish pasi që në të nuk ka pasur të interesuar deri të hënen më 16 janar 2012, kur ka përfunduar afati për dorëzimin e ofertave, ka njoftuar kompania ”Eurofond”.
Tenderi për shitjen e kripores së Ulqinit doli në shitje me çmimin prej 257,8 milionë euro,ku u paraqitë 15 hektar tokë,të blerë para ca kohëve me çmimin 800 mijë euro,ku pronari i shumicës së aksioneve të kripores është “Eurofond”, i cili kontrollohet nga Veselin Baroviq, biznesmen nga Podgorica, i cili u bë pronar i 75 për qind të aksioneve të kompanisë.

Pronari i aksioneve “Eurofond” që janë në shitje të kripores së Ulqinit lajmruan se do ta qesin sërisht kriporen e Ulqinit në shitje.

YouTube Preview Image