Arta Bajrami nuk i frikesohet konkurrencës

January 18, 2012   | Lajmet / Vijesti

Përherë aktive dhe e gatshme në çdo kohë për të sjellë këngë dhe videoklipe të reja, Arta Bajrami na bënë të ditur se së shpejti do të sjellë një hit për adhuruesit e saj.

Ndonëse me këtë këngë do të lansohet edhe videoklipi i ri për të cilin ajo nuk preferon të zbuloj më shumë. Ajo edhe pse ka disa muaj që lansoi albumin “Exotic” thotë se ende është duke i shijuar këngët e tij bashkë me adhuruesit e saj.

Një pjesë e madhe e këngëve të albumit kanë të realizuara edhe videoklipet të cilat Arta thuajse në çdo muaj ka lansuar një nga një.

Arta keni paralajmëruar një hit, kur do të kenë rastin adhuruesit ta kenë në duar këtë projekt?

Këngën jemi duke e përgatitur dhe brenda një kohe shumë të shkurtër adhuruesit mund ta shohin. Këngën jam duke e punuar me Don Arbas, por natyrisht që kënga do të lansohet edhe me videoklip. Kam përshtypjen se kjo këngë do të jetë një hit i radhës, ngase jemi duke e bërë një punë të madhe në të.

Si duket jeni ngutur paksa me këtë projekt?

Të them të drejtën edhe unë mendoj ashtu, pra jam ngutur pak, sepse adhuruesit e mi por edhe unë ende jemi duke shijuar këngët e albumit, të cilat vazhdojnë të pëlqehen shumë në publik. Mirëpo unë jam mësuar të jem gjithnjë me të reja në skenën muzikore, andaj edhe kam nisur punën për këngën e re. Mirëpo mendoj se akoma kemi kohë për ta shijuar albumin “Exotic”, sepse gati çdo këngë ka videoklip andaj edhe kjo po u pëlqen publikut.

Mendoni se në këtë vit që sapo e filluam do të keni më shumë suksese se sa në vitin 2011?

Të them të drejtën, viti 2011 konsiderohet si vit i imi dhe shumë i suksesshëm sepse arrita të lansoj një album mjaftë të suksesshëm. Ndërsa sa i përket vitit 2012, unë kam filluar mbarë, sepse menjëherë kam nisur me projekte të reja. Andaj uroj që edhe ky vit të jetë i suksesshëm për mua.

Duke pasur parasysh dominimin e shumë këngëtarëve në skenë, që në një farë mënyrë po zhvillohet edhe një konkurrencë e madhe, ndjeheni e frikësuar?

Është e vërtetë se skena muzikore është mbushur me këngëtarë të shumtë, e që në fakt dita ditës po shtohen edhe më shumë. Mirëpo unë flas për vetën time sa i përket konkurrencës, asnjëherë nuk jam ndier e frikësuar, sepse secili këngëtarë e ka publikun dhe rrëskun e vet. Mua konkurrenca nuk më frikëson por me jep vullnet për të ecur përpara.

Keni ndonjë plan për të ardhmen?

Plane kam shumë, mirëpo uroj që pjesën dërmuese të tyre ta realizoj. Fillimisht mendoj që këngën me klip ta përfundoj sa më shpejt dhe posa të lansohet në treg menjëherë do të nisë projektet e tjera muzikore. Uroj që edhe vitin 2012 ta kaloj sikurse vitin 2011.

Gazeta Zeri
YouTube Preview Image