Sinishtaj,Zenka dhe Nimanbegu njëzëri për simbolet kombëtare

January 20, 2012   | Politika

Për shqiptarët i pranueshëm është vetëm flamuri i Tiranës zyrtare, shkruan gazeta Dan.

Përfaqësuesit e partive shqiptare janë shprehë se simboli i tyre kombëtarë është Flamuri Shqiptar, me fushë të kuqe dhe me shqiponjë dykrenare të zezë në mes.

Deputeti i UDSH-së Mehmet Zenka deklaroi se simboli është i definuar qartë dhe shtoi se flamuri shqiptarë është krijuar para shtetit shqiptar.
“Shqiptarët nuk kanë nevojë të definojnë simbolin e tyre pasi ai është përcaktuar shekuj më parë, e kjo është shqiponja e zezë dykrenare me fushë të kuqe”,  tha Zenka.

Neni 23, ligji i diskutueshëm mbi rendin dhe qetësinë publike, për pakicat në Mal të Zi lejon përdorimin e simboleve kombëtare mbasi ata ti përcaktojnë ato, por njëkohësisht i njëjti ligj në Mal të Zi ndalon paraqitjen e flamujve, stemave dhe simboleve shtetërore të vendeve të tjera.

Deputeti Vasel Sinishtaj tha se i takon Këshillit Nacional Shqiptarë në MZ, të cilët janë mbi çdo parti politike, të deklarohen se cili është simboli kombëtarë.
“Tek ne nuk është e njëjta situatë si te popujt tjerë, ne kemi një gjuhë, një alfabet dhe një flamur.
Kurrë nuk kisha dilemë në lidhje me simbolet kombëtare”, tha Sinishtaj.
Të njëjtin mëndim ka edhe deputeti i Forcës, Genci Nimanbegu i cili tha se simboli kombëtarë i shqiptarëve është i njëjte në të gjitha territoret ku jetojnë shqiptarët. /Malesia.Org/

YouTube Preview Image

 

2