Ndërtimet në Grykën e lumit Buna, tendencë edhe e kolonizimit të Ulqinit

January 21, 2012   | Shoqëria / Društvo

Gryka e lumit ndërkufitar, Mali i Zi – Shqipëri, Buna, territor që i takon Komunës së Ulqinit, përseri ka ngritur tensione të natyrave të ndryshme, madje edhe në përmasa ndërkombëtare, sepse aty ndodhen mbi 500 objekte të jashtëligjshme. Pronarët e tyre, janë nga Ulqini, Mali i Zi, Kosova, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, madje edhe nga Rusia, ndonëse nuk ekziston ndonjë listë e bërë publike,njofton KosovaLife.

Shtesë Lajmë

Njëra ndër pushimoret më atraktive në Detin Adriatik, plazhi nudistik me renome ndërkombëtare në grykën e lumit Buna, është duke u “fundosur” dhe kjo humbje në det ka filluar në dy dekadat e fundit si rezultat i pakujdesisë njerëzore dhe shtetërore.

Mali i Zi, edhe pse në fillim të këtij shekulli është shpallur shtet ekologjik, në breg të pushimores së njohur nudistike Ada dhe në Grykën e lumit Buna ka lejuar  ndërtimin ilegal të mbi 500 vilave dhe restoranteve, që kanë degraduar këto dy ambiente më atraktive, jo vetëm në bregdetin e Ulqinit, por edhe atë të Adriatikut.

Në Parlamentin lokal të Ulqinit me vite të tëra debatohet për dukurinë e ndërtimeve të jashtëligjshme në bregun e lumit Buna. Partitë opozitare shqiptare si LD në MZ dhe Forca e Re Demokratike insistojnë që menaxhimi i bregdetit të kthehet nën ingerencat e Ulqinit dhe ai të vendos mbi ndërtimet në këtë lokalitet pranë kufirit malazez- shqiptar.

“Ky është kolonizim klasik i bregdetit tonë të Ulqinit. Organizatat joqeveritare të Ulqinit, por edhe ato malazeze e ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut dhe të mjedisit, vazhdimisht kemi apeluar te institucionet shtetërore malazeze që të ndalojnë intensitetin e shtuar të ndërtimeve pa leje në Grykën e lumit Buna, në një potencial të pazëvendësueshëm të ardhmërisë turistike,” thotë Xhemal Mustafa- Peroviq, bashkërendues ndërkombëtar i sektorit civil që monitoron lëvizjet ndërtimore në bregdetin e Ulqinit.

Ndërmarrja publike që menaxhon bregdetin,”Të mirat detare” me seli në Budvë, merret vetëm me monitorimin e kësaj riviere.
Zëdhënësi i Ndërmarrjes Publike “Të mirat detare”, që selinë e ka në Budva thotë se nënshkruesit e kontratës do të jenë vetëm shfrytëzues të sipërfaqes tokësore.

Ndonëse ende nuk është publikuar ndonjë listë e saktë, OJQ-et jozyrtarisht mëson se investuesit janë nga të gjitha vendet e rajonit dhe objektet më shumë u ngjajnë hoteleve shumëkatëshe, se sa shtëpive, gjoja, të pushimit, duke e ditur se pronarët e tyre merren me turizëm edhe inspektorët turistikë të komunës së Ulqinit nuk arrijnë dot në këtë lagje “të pashkelur”.


YouTube Preview Image

7