Fitojë Dritan Maraj në XFactor Albania – Video

January 22, 2012   | Ngjarjet - Events

Me ne fund..sot eshte audicioni i madh i XFactor Albania ne qytetin e Shkodres,
ku do te konkurojne edhe artiste nga qytete te ndryshme te trevave shqiptare..
Sonte mund te ndiqni edhe performancen time nga ora 21.00h !!!
Do te paraqitem me kengen Let it be – The Beatles
Shpresoj qe te gjithe te me ndiqni dhe te me jepni mendimet e juaja te sinqerta.

 

X FACTOR ALBANIA

E diel 21:00
YouTube Preview Image

“X-Factor Albania” thyen rekorde shikueshmerie ne TV Klan!

Zera mbreselenes, te rinj qe aspirojne te bejne endrren e tyre realitet, te tjere te zhgenjyer per mundesine e munguar per te treguar deri me sot talentin e tyre, nxenes, studente, njerez me profesione te ndryshme, paten shansin e madh per te kenduar dje ne mbremje ne evenimentin me te madh muzikor “X-Factor Albania”.

Ka nisur keshtu transmetimin ne Radio Televizionin Kombetar Klan, gara per te zbuluar Factorin X mes te talentuarve shqiptare. Nje superprogram me producent Aleksander Frangaj, audicioni i pare ka qene ai i mbajtur ne kryeqytet, ku moren pjese talente nga Tirana dhe fituesit e audicionit te producenteve ne Kosove. Mes 30 konkurrenteve qe kishin kaluar fazen e pare te audicionit, 19 moren pergjigjen “Po” te jurise dhe kaluan automatikisht ne fazen tjeter te programit, “Bootcamp”.

Nje spektakel me shume ritem, energji, me emocione, te qeshura dhe lot, ka mberthyer njerezit perpara ekranit, duke arritur keshtu nje audience maksimale. Sigurisht, jehona disa mujore e ketij programi ne Shqiperi, fama e tij boterore, suksesi qe kane pasur fituesit nder vite ne simotrat e “X-Factor” ne cdo vend qe ky format realizohet, bejne qe jo vetem te kete kuriozitet, por qe edhe njerezit, pervec konkurrenteve, ta shohin me shprese te madhe kete gare.

Te shumte kane qene njerezit qe kane marre pjese ne audicionet e producenteve. Mira, 38-vjecarja me profesion llogaritare, ishte nje prej konkurrenteve qe donte te bente endrren e saj realitet. Emocionuese dhe inkurajuese per shume te tjere, qe i jane druajtur ketij momenti, ajo ia arriti te dilte ne nje skene dhe te kendonte perpara nje jurie te vertete. Leotrimi, nga Tetova, pasi kishte kaluar audicionin e producenteve ne Tirane, morri edhe “Po-te” e jurise dhe e kaloi kete faze. Te tjere te talentuar si: Anxhelo, Besiani, Liria, Jona, Erinda, Albi, Edmondi, Olsa, Geraldi, u kthyen ne shtepi te lumtur. Ajo qe ra ne sy ishte larmia e rrymave muzikore qe sollen konkurrentet apo, edhe krijimi i grupeve muzikore per te konkurruar ne X Factor, sic ishin tre vajzat simpatike Aurora, Kristi, Xhesika, te bashkuara ne grupin “New Generation”. Grup mjaft i pergatitur per te sjelle ne skene nje interpretim te mire dhe nje performance artistike te miremenduar. Nuk kane munguar personazhet simpatike me batutat e tyre te humorit, qe i dhane gjalleri dhe c’tensionuan konkurrentet nga ethet e gares.

Paskuintat, aty ku familjaret dhe miqte prisnin me ankth performancat e konkurrenteve, kane qene te tjera momente interesante te percjella me se miri nga prezantuesja e programit Alketa Vejsiu, e cila ne kete faze audicionesh, ka qene pikerisht prane tyre. Programi “hit” ne bote, produksion i TV Klan, erdhi mjeshterisht nen regjine e Vera Grabockes, e cila se bashku me Vejsiun eshte edhe producente artistike e programit. Ne naten e pare te programit, juria e perbere nga skenaristi dhe prezantuesi i njohur Pandi Laco, kengetarja perfaqesuese e Shqiperise ne Eurovizion Juliana Pasha, kengetari i suksesshem i kesaj dekade Alban Skenderaj dhe kengetarja hitberese Vesa Luma, pati si te ftuar speciale kengetaren nga Maqedonia, Tuna.

Nata e dyte e audicioneve te talenteve te X-Factor do te vijoje me qytetin e Elbasanit. Pese netet e para te programit do te jene audicionet e mbajtura ne qytetet kryesore ne vend, per te vijuar me tej me fazen “Bootcamp”, ne Vilat e Anetareve te Jurise, ku do te dalin edhe 16 finalistet e ketij formati. Me zgjedhjen e tyre nis dhe gara e forte e finaleve te “live-show-t”.

Link XFactor Albania

5