Sali Berisha neser në Podgoricë

January 24, 2012   | Rajoni / Region

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha nesër qendron për vizitë zyrtare në Mal të Zi. Ai fillimisht do të qëndrojë në Ulqin ku do të takohet me kryetarin dhe nënkryetarin e Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe Xhaudet Cakuli si dhe me përfaqësuesit tjerë të kësaj komune.
Pas qëndrimit në Ulqin kryeministri shqiptarë do të qëndrojë në Podgoricë me ç’rast paralajërohen takime me zyrtarët e shtetit malazezë. Kryeministri Berisha do të takohet në Vilen Gorica me presidentin Filip Vujanoviq, pastaj me kryeministrin Igor Llukshiq dhe me nënkryetarin e Kuvendit Zhelko Shturanoviq. Siç paralajmërohet një vizitë e shkurtër kryeministri i Shqipërisë do ta realizojë edhe në Tuz. Në orët e pasditës ai do të takohet me kryetarin e Komunës urbane Nikollë Gegaj si dhe me udhëheqësin e kësaj komune. Në programin e vizitës së kryeministrit të Shqipërisë priten takime edhe me kryetarin e PDS-së Millo Gjukanoviq, me deputet shqiptarë në parlamenitin e Malit të Zi Mehmet Bardhi, Vasel Sinishtaj, Genci Nimanbegu dhe Mehmet Zenka. Gjat qendrimit në Mal të Zi paralajmërohet se do të nënshkruhet marrëveshja mes qeverive të Malit të Zi dhe Shqipërisë për caktimin e vendkalimit të përbashkët kufitarë në Grabom , në Cem të Trieshit si dhe vendkalimet kufitare Vraniq e Qerem. Marrëveshjen siç thuhet në kumtesën e qeverisë do ta nënshkruajnë ambasadori i Malit të Zi në Shqipëri, Zhelko Peroviq, dhe ambasadori shqiptar në Mal të Zi,Tonin Beci.
Në kumtësën e qeverisë po ashtu thuhet se pas takimit mes dy kryeministrave Llukshiq-Berisha do të organizohet edhe një konferencë e përbashkët për gazetarët në Vilën Gorica.

TVCG