Tuna shpëton fqinjen nga një maniak seksual

January 24, 2012   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja nga Maqedonia, Altuna Sejdiu, përveç këngëve të bukura dhe pamjes seksi, di të bëjë edhe gjëra tjera, e në raste të vështira të shpëtojë miqtë apo fqinjët e saj. Sipas Vipat.info, Tuna ka shpëtuar një fqinje nga një maniak seksual.

“Aleksandri vjen e kthehet prej qytetit të Velesit në Shkup çdo ditë me tren për të sulmuar ndonjë viktimë, si rasti sot fqinjen në ashensor”.

“Ajo viktimë mundet me qenë motra juaj, gruaja, femra apo ku ta di kush, çka i kishit bë? Unë krejt protokollin e di…”.

“E vetmja gjë që pendohem në jetë është që nuk studiova kriminalistikën! Sapo mori policia raportin për ‘sex maniakun’”, ka shkruar këngëtarja në profilin e saj në Twitter.

Telegrafi
YouTube Preview Image