Takimi UDSH me Kryeministrin Salë Berishën

January 26, 2012   | Shtypi / Mediji

Sot ne  “Vilen Gorica”, u takuan delegacioni i Unionit Demokratik te Shqiptarëve i kryesuar nga kryetari Met Zenka me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, zotin Sali Berisha. Ne delegacionin e UDSH-së bënin pjese zëdhënësi Hamdi Hasani, si edhe pjesëtaret e Forumit Rinor.

Kryetari i UDSH-së, zoti Met Zenka, shprehu kënaqësinë për takimin me Kryeministrin Berisha dhe e faleminderoi atë për përkrahjen e vazhdueshme qe Kryeministri Shqipërisë  i jep këtij subjekti politik. Në vazhdim e njohu për historikun dhe aktivitetin e UDSH-së, si dhe për projektet të cilët janë përfunduar me iniciativën e UDSH-së dhe në bashkëpunim me institucionet e pushtetit aktual.

Kryeministri Berisha shprehu vlerësimin e palëkundur për rolin e Unionit Demokratik te Shqiptarëve në përparimin e të drejtave dhe lirive te shqiptarëve në Mal te Zi. Ai theksoi se është dëshmitar i përpjekjeve 20 vjeçare te UDSH-së, përpjekje këto që sot kanë si rezultat pozitën shumë më të mirë të shqiptarëve në Mal të ZI.

Kryeministri Berisha tha se  pjesëmarrja e UDSH-së në Qeverinë e Malit te Zi është në interes të shqiptarëve, duke theksuar rolin e UDSH-së si parti e referendumit për pavarësinë e Malit të Zi.

Kryeministri Berisha vazhdoi duke nënvizuar se në takimet me autoritetet e Malit te Zi, hasi ne mirëkuptim lidhur me çështjen e komunës se Tuzit, po ashtu projekt i UDSH-së që pritet të realizohet së shpejti.

Ne fund te këtij takimi, Kryeministri Berisha e ftoi Kryetarin e UDSH-së, zotin Met Zenka me bashkëpunëtoret e tij, që në nje të ardhme të afërt te vije për vizite ne Tirane për te zhvilluar  takimin e tyre të radhës.

 

 

Shërbimi informativ i UDSH-se

74