Dual nga shtypi Libri “BOJKU NË ANË TË MALIT” të autorit Shaqir Ismaili

January 27, 2012   | Kulturë / Kultura

Ulqin,27 janar 2012- Dual nga shtypi monografia “BOJKU NË ANË TË MALIT”, të autorit Shaqir Ismaili, i cili , krahas profesionit të imamit, në vitet 70- të të shekullit të kaluar, është interesuar mbi historinë e katundit të vendlindjes, BOJK, duke u përqendruar në gurët e varreve,,mbishkrimet- epitafet me shkronja arabe – osmane të vjetra, emrat e personave në shekujt 19 dhe 20 ,pa të cilët, siç shprehet Ismaili , nuk do të ishte e mundur që të përshkruhet e kaluara e fshatit BOJK.
Monografina “BOJKU NË ANE TË MALIT” ndahet në nëntë cikle , të cilët sintetizohen në një njësi edhe spikaten për informacionet e konsiderushem që jepen nga kaptina e parë- Ana e Malit – krahinë e veçantë etnografike.
Një vend të posaçëm autori u ka kushtuar rrethanave shoqërore-historike , pastaj kaptina mbulon periudhën “Koha e Shkjaut të pare“,dhe pasojnë e Luftës ballkanike 1912- 1913, Koha e luftës së parë botërore, Periudha e sundimit të dinastisë së karagjorgjeviqëve, traditat dhe adetet, Lufta e dytë botërore, për të përfunduar me periudhën pas luftës së dytë botërore.
Shaqir Ismaili shihet se ka përdorur një vistër të gjerë të literaturës shkencore që ndërlidhen me temën bosht, BOJKUN.
Monografia “BOJKU NË ANË TË MALIT” mban firmën e
Art Club-it të Ulqinit edhe redaktor i botimit është Dr. Nail Draga.
Pritet që monografia së shpejti të përurohet në Anë të Malit.

Sejdo Ismaili Facebook
YouTube Preview Image

1