Diellza Kolgeci kombinon reçipetat me vathët!

January 28, 2012   | Lajmet / Vijesti

Bukuroshja kosovare Diellza Kolgeci nuk shquhet vetëm për pamjen e saj, por shpesh edhe look- un. Pjesëmarrja në spektaklin “E diell” në rolin e prezantueses e bëri Diellzën akoma më të njohur për publikun e Shqipërisë, ndërkohë që në Kosovë ajo është një nga femrat më të pëlqyera.

Së fundmi vajza ka festuar edhe ditëlindjen. Gjithsesi fotoja që kemi në dorë nuk është nga festa e ditëlindjes, por nga një festë e organizuar në Kosovë për Vitin e Ri.

Ajo që na ra në sy ishin reçipetat e Diellzës të dukshme qëllimisht. Kombinimi është vërtetë interesant… Duket qartë që vathët e saj janë të njëjtë me reçipetat. Ndoshta qëllimi i Diellzës ishte që të binte në sy sa më shumë, dhe në fakt e arriti qëllimin pasi vëmendjen tonë e tërhoqi menjëherë.

Bluetooth
YouTube Preview Image