Përleshje verbale në parlamentin e Ulqinit

February 1, 2012   | Shtypi / Mediji

Në mbledhjen e djeshme të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, në mënyrë verbale janë përleshur dy anëtarë të partive shqiptare që përfaqësohen në Kuvend të Ulqinit.
Pas replikave  në mes këshilltarëve të pozitës dhe opozitës situata u keqsua në mes të këshilltarëve të të dyja anëve ,ku vazhdojë përplasja ndërmjet këshilltarëve Mehmet Zenka nga UDSH dhe Genci Nimanbegu nga Forca ,shkruan gazeta Dnevne Novine.

Përleshje mes këshilltarëve në parlamentin e Ulqinit

Mollë e sherrit për këshilltarët e parlamentit vendor të Ulqinit u bënë dje planet detaje urbanistike aq të nevojshme për këtë komunë.

Për më se 5 orë e gjysmë parlamenti i Ulqinit është shndërruar në një arenë debatesh të ashpra të cilat kulmuan me konfrontime verbale në mes të kryetarit të UDSH-s Met Zenga dhe nënkryetarit të forcës së re demokratike Genci Nimanbegu, deputet në parlamentin republikanë të cilat në opinion dërguan një mesazh negativ.

Situata poashtu eskaloi edhe gjatë akuzave të ndërsjella në mes te këshilltares Hatixhe Gjoni nga UDSH dhe Xhaudet Cakuli nënkryetar i komunës së Ulqinit. Gjoni edhe njëherë i përmendi Cakulit objektin e tij që gjendet në qendër të qytetit duke e akuzuar se objektin e ka ndërtuar mbi një pjesë të kanalizimit dhe ujësjellësit të qytetit. Ajo poashtu tha se Cakuli ka zënë 800m2 tokë të huaj dhe se ka dyshime për vlefshmërinë e lejes së ndërtimit për objektin në fjalë.

TVCG

3