Thirrje publike RTV Ulqini

February 4, 2012   | Shtypi / Mediji

Në pajtim me neni 24 të Ligjit për mediumet elektronike (“Fl. zyr. MZ”, nr. 46/10) si dhe në bazë të nenit 29 të Vendimit për themelimin e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar transmetuesi lokal publik “Radio televizioni i Ulqinit” (“Fl. zyr. MZ, nr. 38/2011 – dispozitat e komunës) drejtoj

THIRRJE PUBLIKE

– Qendrës për Kulturë – 1 përfaqësues

– IP Qendrës shkollore “Vëllazërim – Bashkim”, Shkollës së muzikës dhe gjimnazit “Drita” – 1 përfaqësues,

– OJQ – ve të Ulqinit të cilat merren me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, emancipimin e gruas, nga fusha e mediave si dhe nga fusha e të drejtave e personave me invaliditet – 1 përfaqësues,

– Klubeve sportive të Ulqinit – 1 përfaqësues,

– NTH “Riviera e Ulqinit” dhe subjekteve e tjerë që merren me shërbime hotelerike si dhe shoqërive të tjera ekonomike dhe ndërmarrësve – 1 përfaqësues

 

Që në afat prej 15 ditësh nga dita e publikimit të kësaj ftese publike të dorëzojnë në Kuvendin e

Komunës së Ulqinit – Këshilli për zgjedhje dhe emërime, propozimet për emërimin e anëtarëve të Këshillit të RTV “Ulqini”.

Për anëtar të Këshillit mund të emërohen personat të cilët plotësojnë kushte nga neni 16 dhe 17 i

Ligjit për mediat elektronike (“Fl. zyr. MZ”, nr. 46/10) dhe neni 26 e 27 i Vendimit për themelimin e SHPK Transmetuesi publik lokal RTV “Ulqini”.

Këshilli për zgjedhje dhe emërime i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktit për emërime do të konfirmojë emërimin e anëtarëve të Këshillit të RTV “Ulqini”.

Kjo ftesë publike do të botohet në Fletoren zyrtare të MZ, gazetën ditore “Pobjeda” dhe në Web faqen e Komunës së Ulqinit.

 

K R Y E T A R I

Milazim Mustafa

Komuna Ulqinit