Qytet antik atraktiv dhe i rrallë – Mbi të kaluarën e Ulqinit (3)

February 5, 2012   | Reportazh / Reportaža

Prof. Dr. Ruzhdi Ushaku
Pas humbjes se autonomise se Shtetit Ilir (168-167 p.e r), gjegjesisht ne kohen romake, Ulqini bente pjese ne te ashtuquajtura oppida civium Romanorum, kurse me vone e fiton edhe statusin e qytetit te pavarur apo te municipium-it.
Klaud Ptolemeu, ne vepren e tij Geographia (Lib. II,16,3), per Ulqinin shenon trajten Ulkinion (Ουλκινιον) e cila iu ka sherbyer si mbeshtetje kryesore dijetareve, sic jane Hahn, Majer, Cabej (J. G. Hahn, A. Mayer, E. Cabej), qe emrin e Ulqinit ta lidhin me bazen i.e. *ulkuos, pra me emrin e “ujkut”, qe ne shqipe eshte ruajtur edhe si ulk, sipas shtazes-totemit te tij.

Si gjurme me e afert me trajten e vjeter Ulkinion, perkatesisht Olkinion, Olcinium, sherben trajta OLCHINII (Olkinii) ne gjinoren e latinishtes, e gdhendur ne pragun e portes se Kishes – Xhami ne Kalane e Ulqinit, ku behet fjale per rindertimin e ketij objekti kulti ne vitin 1569.

Emri i Ulqinit i gdhendur OLCHINII (Olkinii), ne rasen gjinore te latinishtes, ka rendesi te vecante sepse deshmon per shqiptimin me te lashte Olkinion, Ulkinion, per te cilet kemi bere fjale me lart.

Edhe variantet e tjera te emrit te Ulqinit te vjeter, si Vicinium, qe shenohet ne Tabula Peuntingeriana dhe te Ravenasi si Buccinium, deshmojne per modifikimet e shumta qe ka pesuar emri i Ulqinit gjate shekujve, dhe njeherazi krijojne veshtiresi per ta percaktuar trajten origjinale te emrit te ketij qyteti ne antike e rrjedhimisht edhe etimonin e tij.

Ne kete kontekst vlen te permendet edhe nje mendim i dijetarit bullgar V. Georgiev, i cili per etimologjine e Olcinium-it niset nga trajta Colchinium te cilen e ndan ne Col-in-ium (Col/ch/-in-ium R.U.), duke pohuar se kjo Col rrjedh nga i.e. qel me kuptim “maje”, “shteg”, “mal”, “koder”, te ciles i perligjet fjala latine, cka nga nje aspekt i pergjigjet pozites gjeografike te Ulqinit, por mbetet serish si nje argument i vetem dhe i pamjaftueshem per nje pohim me te sigurt dhe me te pranueshem ne sistemin e emertimeve te qyteteve antike ne keto ane.

Prej periudhës mesjetare drejt shekullit XX
Ne bregdetin e Adriatikut, por edhe me gjere, jane te njohura mjaft qytete a vendbanime antike apo mesjetare qe bejne pjese ne te ashtuquajtura qytete te vdekur. Jane keto qytete te njohur me lulezimin e nje jete te larte e te qyteteruar ne periudha te caktuara historike, por qe ne rrjedhen e kohes, per arsye te ndryshme, jane braktisur per mekurre dhe pllakosur nga heshtja dhe vdekja e amshuar, kurse afer ose larg tyre ka mundur te vazhdonte nje jete tjeter ne themele te reja.

Nderkaq, Ulqini eshte, pa dyshim, nje nder qytetet antike me atraktive dhe te rralla ku deshmohet vazhdimesia e jetes dhe e qyteterimit prej kohes parahistorike apo antike kah mesjeta e hershme dhe e vone, e deri ne ditet tona.

Me rastin e levizjeve te medha gjeotektonike dhe termeteve katastrofale, te njohura prej koheve me te hershme e deri me sot, shume qytete te bregdetit Adriatik sharruan ne det apo u varrosen nen lymin e vershimeve dhe erozioneve te medha. Nderkaq, fale pozites se rralle gjeografike – strategjike ku u ngriten themelet e para te ketij qyteti, ketu, si duket, jeta vazhdoi te qendroje e panderprere krahas me kepin, shkembinjte dhe detin e amshuar. Atij i lakmuan tregtare, sundues, pushtues te ndryshem, madje prej viseve shume te largeta, por nuk arriten ta shuanin plotesisht e pergjithmone jeten e tij, jeten e vendasve. Ne te mbeten gjurme nga kockat e tyre, stilet e ndertimit, mbishkrimet, me modifikimet a adaptimet edhe te vete emrit te qytetit. Ne te gjitha periudhat e baticave e zbaticave te jetes e qendreses kunder vdekjes, qyteti qendroi, gjalleroi, duke u perterire si feniksi, edhe ne saje te faktit se konsiderohet nder qytetet me te fortifikuara antike e mesjetare te Mesdheut.

Shkrime e mbishkrime nga periudha mesjetare
Ne shtetin e riorganizuar te Dioklecianit, kur u be ndarja e Perandorise Romake, Ulqini u gjend ne provincen Prevalitana te Perandorise Lindore dhe, qe nga shekulli IV, fillojne te zhduken ngadale kultet dhe besimet pagane te popullates, meqe kisha prevalitane me qender ne Shkoder filloi te perhapte ne mesin e popullates ilire, sadopak te romanizuar, fene e re te krishterimit.

Ka mendime se Ulqini eshte nje nder qytetet te cilat i perteriu dhe i fortifikoi edhe perandori bizantin Justiniani, duke ngritur bedene te larta rrethuese nga ana e jashtme, ashtu qe ato ilire mbeten perbrenda.

Ne kohen e shtetit te Dioklese dhe sundimit te Nemanjiqeve (Nemaniteve), Ulqini njihet si qender e rendesishme tregtare dhe detare, me autonomine e ruajtur te qytetit. Ne vitin 1166, me rastin e shugurimit te Katedrales se Shen Trifunit ne Kotorr, ne nje dokument ne gjuhen latine permendet edhe pjesemarrja e personaliteteve me te larta kishtare shqiptare: Peshkopi Lazer (Lazarus) ne anen e majte te altarit dhe peshkopi ulqinak Johani (Johannes) ne anen e djathte. Vec tyre permendet edhe prania e Pjetrit (Petrus), Peshkopit te Shasit si dhe Andrea, abat shqiptar, bashke me masen e popullit te qytetit.

Ne saje te pozites strategjike dhe bedeneve te fortifikuara mire, ky qytet i perballoi lufterat dhe sulmet e shumta, prej te cilave vecohen sulmet e fuqishme te perandorit maqedon Samuilit nga shekulli IX, dhe sulmet e mongoleve nga viti 1242, te cilet arriten nga stepat e largeta ne keto hapesira, dhe nje hordhi e tyre e furishme galopoi deri rreze bedeneve te Ulqinit. Qe nje fragment nga Kronika e Priftit te Dioklese i cili ben fjale per tentimet e perandorit Samuil per ta pushtuar Ulqinin:

Transkriptimi i pjesërishëm i tekstit latin
Veniens post haec imperator cum exercitu et cernens, quod regi praevalere non posset, partem sui exercitus ad montis pedem reliquit partemque secum ducens ad expugnandum civitatem Dulcinium perrexit. Erant praeterea per montem Obliquum igniti serpentes, qui statim ut aliquos percutiebant, absque ulla tarditate moriebantur coeperuntque magnum damnum facere, tam de hominibus, quam de animalibus. (…) Post haec congregato exercitu, debellavit Dulcinium longo tempore, sed id capere nullatenus valuit. Inde ascendit iratus, coepit destruere, incendere ac depraedare totam Dalmatiam, Decatarum atque Lausium civitates incendit nec non et vicos et totam provinciam devastavit, ita ut terra videretur esse sine habitatore.

Përkthimi shqip:
– Pastaj, kur perandori (Samuili R.U.) erdh me ushtri dhe verejti se nuk do te mund ta mposhtte mbretin (Vladimir R.U.), nje pjese te ushtrise e la rreze malit (Oblik R.U.), kurse pjesen tjeter e mori me vete dhe u nis ta merrte Ulqinin. (…) Pastaj perandori me ushtri sulmoi nje kohe te gjate Ulqinin, por asesi nuk mundi ta pushtonte. Prej andej, i hidheruar, hoqi dore dhe nisi te shkaterronte, digjte dhe plackiste tere Dalmacine; i dogji qytetet Kotorr dhe Raguze, kurse fshatrat dhe tere rajonin e shkretoi ne ate mase sa qe dukej se toka kishte mbetur pa banore.

Koha Javore