Soni Malaj rikthehet nën menaxhimin e një produksioni spanjoll

February 5, 2012   | Lajmet / Vijesti

U martua dhe u largua përgjithmonë të jetojë në Sevilla të Spanjës, së bashku me Mirkon, bashkëshortin e saj (djaloshin të cilin e njohu gjatë spektaklit “Dancing with the stars Albania”. U përfol shumë se kjo lidhje nuk do të funksionojë si duhet, pasi dhëndri është i huaj, por këngëtarja vendosi të largohet nga Shqipëria për të filluar një jetë të re.

Pas një kohe u bë nënë, dhe ka sjellë në jetë vajzën Ana. Soni Malaj i ka munguar gjatë skenës muzikore dhe fansave të saj. Ka kohë që edhe nëpër intervista nuk e shohim shumë dhe, siç duket, këngëtares nuk po i mungon aspak skena shqiptare, por po i pëlqen të jetojë larg syrit mediatik në Spanjë.

Nga burime shumë të sigurta pranë këngëtares, pasi të rritet pak vajza, Ana, Soni mendon për një rikthim në muzikë, por këtë radhë ajo do të shfaqet si këngëtare europiane. Projektet e reja muzikore do t’i menaxhojë  një  kompani muzikore spanjolle. Mendohet se Soni do të  surprizojë  të  gjithë  fansat e saj shqiptarë dhe, sipas miqve të saj, ajo ka përmasa vokali shumë të mëdha, saqë ka impresionuar edhe disa menaxherë spanjollë të muzikës. Pas disa tentativave që të realizojmë  intervistë me këngëtaren, ajo është shumë e rezervuar që të tregojë hapur të rejat e saj.

Madje, për intervista Soni kërkon edhe pagesë, prandaj shumë media dhe gazeta kanë  hequr dorë nga ajo. Soni është e vetmja këngëtare që deri më tani nuk ka publikuar as edhe një  foto të  vajzës së saj, por në profilin e tij Mirko ka postuar një foto, ku nuk duket e gjitha.

PanoramaPlus

YouTube Preview Image