Vesa Luma do ta befasojë publikun

February 5, 2012   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja e cila është duke qëndruar në Shqipëri, për shkak të angazhimeve të saj në shoun “X-Factor” këto ditë do ta publikojë projektin më të ri, të cilin e ka përgatitur në Shqipëri. Bëhet fjalë për këngën me titull “Boom” që do ta lansojë së shpejti dhe është një këngë që do të befasojë publikun.

“Kënga është përgatitur në Shqipëri, kemi punuar mjaft shumë në të, andaj pres suksese. Po ashtu edhe videoklipi është i përgatitur në mënyrë profesionale. Uroj që të pëlqehet në publik”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Pra, Vesa ka menduar që edhe këtë herë të bëjë bujë në skenën muzikore me një këngë të veçantë, por ajo na bën të ditur se për këtë vit ka edhe shumë plane të tjera. Përndryshe, pjesëmarrja e saj në rolin e jurisë në shoun “X-Factor” po i shkon për mrekulli.

K. Bajrami
Zëri

YouTube Preview Image