Sërisht Ulqini i mbuluar nga bora – Foto – Video

February 11, 2012   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Ndryshimi i kushteve atmosferike në bregdetin e Ulqinit që nga nata e kaluar ka shkaktuar probleme në trafikun e komunikacionit rrugor. Mëngjesin e se shtunes në Ulqin janë shënuar reshje të dendura bore, të cilat parashikohen të zgjasin edhe gjatë ditës, raportojnë mediat e këtij vendi.

Ne rrugen Ulqin – Ane te Malit reshjet e bores kane bllokuar te gjitha rruget e kesaj zone. Ne Ulqin levizja e automjeteve eshte shum e veshtire. Kjo bëhet e ditur nga Auto Moto Lidhja e Malit të Zi, e cila rekomandon edhe drejtuesit e makinave që të jenë të kujdesshëm në komunikacion.

Reshjet e shumta të borës që rane mbrëme dhe sot, sollen gjendjen emergjence ne rajonin e Ulqinit dhe Ane te Malit. Debora ka arritur trashësi rreth 15 centimetra në zonën e Ulqinit dhe 5 centimetra në zonën e plazhit të madhë dhe në ishullin e Bunës,kurse në zonën e Anes Malit mund të themi se kalon 20 centimetra.Aktualisht është e përballueshme qarkullimi i mjeteve.

Shtabi i emergjencave në komunën e Ulqinit po punon per mbajtjen e gjendjes nën kontroll sidomos ne rrugen e Ulqin – Tivar dhe Ulqin – Katerkoll.

Shtabi i emergjencave në komunën e Ulqinit thekson se çdo gjë asht në konroll dhe se nuk ka nevojë për panikë.

Në rast të nevojës qytetarët mund të lajmërohen në këto numra të telefonit:

Ndermarrja Komunale – 425 003
Shërbimi i mbrojtjes: 123 dhe 412 – 490

Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Mal të Zi

Bora më e dendur që ka përfshirë Malin e Zi në më shumë se 60 vjetët e fundit ka lënë të izoluara qindra fshatra, ka bllokuar rrugët dhe hekurudhat dhe ka mbyllur aeroportin kryesor të shtetit të vogël ballkanik.

Për shkak të gjendjes në të cilën gjendet gati krejt territori i Malit të Zi, nga moti i keq dhe bora me trashësi deri në 2 metra, Qeveria e Mali të Zi sot shpalli gjendje të jashtëzakonshme në krejt territorin e Malit të Zi.
Shumica e rrugëve që lidhin qytetet janë ose krejtësisht të mbyllura ose kalimi është shumë i vështirësuar. Hekurudhat dhe aeroporti po ashtu janë të mbyllur. /Malesia.Org/

Autoritetet vlerësojnë së më shumë 110 mijë njerëz në Ballkan, përfshirë 60 mijë në Mal të Zi, pothuaj 10 për qind e popullatës, janë shkëputur nga pjesa tjetër e botës për shkak të borës.

Lajmi vjen në kohën kur acari ka mbërthyer kontinentin evropian dhe shifra e të vdekurve nga ngricat ka shkuar në mbi 500./Koha Net/

Lajme nga Ulqini

Dhe po të kihet parasysh që edhe deputeti  dhe kryetari i UDSH-së z.Mehmet Zenka  de facto ende ndihet si pjesë rinore e të rinjëve të Ulqinit.

Na dërgoni Fotografijat e juaja të reshjeve të bores në facebook ti publikom….

Foto Senad Muratovic Facebook

Video TVCG
http://www.rtcg.me/images/biblioteka/dnevnik_-_video_arhiva/dnevnik_11022012.flv

1