Sot u takua Timi i urgjencës se Komunes se Ulqinit per menaxhim ne situata te jashtëzakonshme

February 12, 2012   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

1. Obligohen të gjithe subjektet në komunën e Ulqinit te konsumojne ne menyre racionale energjine elektrike,te ndalet ndriçimi publik,te fiken bilbordat,raftet e dyqaneve dhe objekteve të tjera të ngjashme.

2. Obligohen të gjitha institucionet publike, entet shteterore dhe ndërmarrjet afariste qe te bejne shpenzimin e energjise elektrike ne menyre racionale.

3. Ftojmë të gjithë qytetarët te bejne konsumim racional të energjisë elektrike dhe të kontribuojnë në qëndrueshmërinë e sistemit të energjisë elektrike.

4. Obligohet Sekretariati per ekonomi, Sekretariati per ceshtje komunale dhe Nderemarrja publike komunale qe te kontaktojne te gjithe pronaret e pajisjeve të nevojshme për mbrojtje dhe shpëtim të sistemit gjatë emergjence. Të gjitha pajisjet e nevojshme duhet te jene te gatshëme dhe në dispozicion në rast nevoje.

5. Timi komunal i menaxhimit në situata të jashtëzakonshme, nëse është e nevojshme, menjëherë do të angazhoje të gjitha makinerit në dispozicion dhe njerëzit e duhur dhe do të i veje në dispozicion Shtabit operativ për situata emergjente, sipas prioriteteve të përcaktuara.

6. Te i drejtohet apel Qeverise se Malit te ZI,gjegjesisht Ministris per bujqesi dhe Drejtorise per ujra qe urgjentisht te ndermirren masa per perfundimin e sanimit te bentit ne Bune.

7. Kryetari i komunes, ne raste nevoje, do të ndal trafikun në qytet dhe në rrugët lokale për të gjitha automjetet, përveç automjeteve speciale, shtetërore dhe lokale,automjeteve emergjente ne perputhje me Urdhnin e Qeverisë së Malit të Zi nr. 01-669 prrej dates 11.02.2012.

8. NP “Komunale” do të siguroi sasi të mjaftueshme të kripës dhe do ta derdh neper rruge sipas nevoje.

9. NP “Komunale” do të sigurojë sasi të mjaftueshme të karburantit për makineritë që do të angazhohen,sipas nevoje,prej personave fizike dhe juridik.

10. Per nevoja emergjente qytetaret kane mundesi te lajmërohen tek Sherbimi i mbrojtjese ne telefon nr. 123 dhe 412 490.

Komuna Ulqinit