KNSH në Mal të Zi: Telegram ngushllimi Presidentit te Kosoves

February 13, 2012   | Rajoni / Region

KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI

NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI

ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO

Nr.11/12

Ulqin më, 12.02. 2012

Njoftim për media

 

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi  z. Tahir Tahiri, me rastin e tragjedisë familjare  në fshatin Restelicë të Dragashit ku humbën jeten 10 anëtarë  të familjes Reka, i ka dërguar telegram ngushëllimi Presidentes së Kosovës  Znj. Atifete Jahjaga,  ku  thuhet:

E nderuara Zonja Presidente,

Me shqetsim dhe dhimbje të madhe morëm lajmin për vdekjen tragjike të  10 qytetarëve  të  Kosovës, në fshatin Restelicë të Dragashit të  shkaktuar nga orteku i borës. Kjo tragjedi e rëndë e cila   tronditi dhe pikëlloj  thelle jo vetëm  familjarët e viktimave, por  tërë  popullin e Kosovës, na ka prekur thellë edhe ne shqiptarëve në Malin e Zi.

Prandaj në emër të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi, Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta Ju zonja Presidente, të afërmve të familjeve që pësuan nga kjo tragjedi e rëndë  si dhe gjithë popullit të Kosovës.

 

SHERBIMI PËR INFORMIM