Sinishtaj: Raportet e dobëta të Tiranës zyrtare me popullësinë shqiptare në Mal të Zi

February 15, 2012   | Rajoni / Region

Raportet e dobëta të Tiranës zyrtare me popullësinë shqiptare në Mal të Zi, tregon që interesat ndërshtetërorë janë më të rëndësishme se sa interesat e Shqiptarëve në Mal të Zi është shprehur Vasel Sinishtaj deputet i koalicionit Perspektiva në Parlamentin e Malit të Zi.

Në pyetjen e gazetarit të gazetës malazeze “Dan” se a është i kënaqur me marrëdhëniet e shtetit amë me popullësinë shqiptare në Mal të Zi ai është pergjigjur se “ata duhen ti përkushtohën më shumë popullësisë shqiptare”

“Të gjitha shtetet mundohen të ruajnë pakicat e veta në shtetet tjera. Marrim si shëmbull marrëdhëniet e Malit të Zi me Malazezet në Kosovë, e cila mundohet t’ju sigurojë atyre të drejtat e nevojshme, mandate të garantuara dhe përfaqësim adekuat në organet shtetërore” është shprehur Sinishtaj, duke shtuar se do të prënonte që “Shqiptarët në Mal të Zi të kishin 50 përqind të drejtave që kanë Serbet në Kosovë.

Sinishtaj gjithashtu ka thënë se Mali i Zi asnjëherë nuk ka qenë i kushtëzuar nga ana e Shqipërisë, kur janë në pyetje të drejtat e shqiptarëve. “ Gjatë vizitës së Kryeministrit Sali Berisha në Mal të Zi, ai ka deklaruar se janë përmbushur standardet kur janë në pyetje Shqiptarët në Mal të Zi, gjë që tregon mjaftueshëm për marrëdhëniet e tyre me popullësinë shqiptare në Mal të Zi”.

D.S
MALESIA.ORG