Linda Halimi është fejuar me reperin Big D

February 16, 2012   | Lajmet / Vijesti

Gazeta “Kosova Sot”, publikoi e para e lajmin me disa burime se këngëtarja kosovare Linda Halimi është e lidhur me reperin Big D. Vajza u mundua ta mohojë, ndërsa dje ajo e ka vënë në gisht unazën – simbol i dashurisë në Ditën e të Dashuruarve.

Linda nuk do të tregojë se me kë në Facebokun e saj, ndërsa ne kërcyem për ta parë në portalin e reperit me ngjyrë, Big D, edhe ai e kishte vënë po më 14 Shkurt se është fejuar.

Atëherë barazimi ynë del se këngëtarja me zërin e veçantë është fejuar pikërisht me reperin Big D. Ne i urojmë lumturi dhe për ne ata të dy shkojnë si çift, apo jo?

Maksim Gjokaj
Kosova Sot

YouTube Preview Image

7