KNSH në Mal të Zi uron Kosovën për 4 vjetorin e pavarësisë

February 17, 2012   | Anketë / Anketa

KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI

NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI

ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO

 

Nr.11/12

Ulqin më, 12.02. 2012

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi  z. Tahir Tahiri, me rastin e   e 4 vjetorit të pavarësisë, i ka dërguar  Urim  Kryeministrit  të  Republikës  së  Kosovës  z.Hashim Thaçi, ku  thuhet:

 

I Nderuar  z. Kryeministër , THAÇI

Në emër të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi  dhe në emrin tim, pranoni urimet ma të sinqerta dhe vëllazënore  me rastin e  4 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm për popullin e Kosovës, mbarë kombi Shqiptarë,por dhe ne shqiptarët në Malin e Zi,   gëzohemi  për   Republikën e   Kosovës si shtet i pavarur .

Ne shqiptarët në Malin e Zi vlerësojnë lartë  angazhimin  Tuaj në  zgjidhjen e   problemeve komplekse me të cilat  ndeshet sot, shteti i ri i Kosovës.

Urojmë ,  që Republika e Kosovës, falë përkushtimit Tuaj dhe mbarë  faktorit  politik, me ndihmen edhe të aleatëve tanë në botë me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  shumë shpejt të bëhet pjesë e Bashkësisë Europiane dhe  Aleancës së madhe Euroatlantike.

Arritjet i shtetit të Kosovës z. Kryeministër janë një gëzim i madh për të gjithë Shqiptarët kudo që ndodhen,duke përfshi edhe ne shqiptarët si popull autokton në  trevat e veta stërgjyshnore në Malin e Zi.

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve  z. Tahir Tahiri, telegram urimi i dërgoi edhe Kryetarës së Republikës së  Kosovës Znj. Atifete Jahjaga.

 

KOMISIONI PER INFORMIM