Partia Demokratike: Telegram Urimi për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

February 17, 2012   | Anketë / Anketa

 

 

 

 

Presidentes së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga,

Kryeministrit të Kosovës, z. Hashim Thaçi,

Kryeparlamentarit të Kosovës, z. Jakup Krasniqi

 

 

Telegram Urimi për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

 

Partia Demokratike juve ju uron 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë, e përmes jush të gjithë popullit të Kosovës.

Sakrificat e mëdha të shumë gjeneratave, para katër viteve, më 17 shkurt 2008 u kurorëzuan me pavarësinë e Kosovës. Ëndërrat u bënë realitet.

Kosova, shtet sovran dhe i pavarur është faktor stabiliteti në Ballkan. Atë e presin sfida të mëdha, por edhe pengesa të mëdha në rrugën e vet drejtë Europës. Si gjithmonë në të kaluarën edhe tash, Kosova sfidat do t’i përballojë, kurse pengesat do t’i tejkalojë.

Shqiptarët në Mal të Zi i janë përjetë mirënjohës Kosovës.

Gëzuar 17 Shkurtin, DITËN E PAVARËSISË.

 

PartiaDemokratike
Kryetari,
Fatmir Gjeka