Rrezart Cungu serisht ne krye te Splitit

February 21, 2012   | Sporti / Sport

Me date18 shkurt në Split te Kroacis u mbajt turneu dy-ditorë i tenisit për grupmoshën 14-vjeçare në kuadër të KT ‘‘FIRULE‘‘.  Në këtë garë morrën pjesë 14  garues djem. Njëri prej tyre ishte edhe  teniseri nga KT “Bellevue” nga Ulqini,  Rrezart Cungu i cili edhe kesaj radhe triumfoi dhe tregoi se fjala eshte per nje tenist perspektiv dhe  i cili premton shume  . Në xhiron e parë Rrezarti  mundi Barun Bozho 6:1, 6:0, në gjysëmfinale mundi Rodin Slavko me rezultatin 6:1, 6:0, dhe kështu mbërriti deri në finale. Në finale u takua me Stipan Maxhar nga Kroacija të cilin e mundi 7:5, 6:0. Kjo eshte hera e dyte ne vitin 2012, qe Rrezarti shpallet i pari ne turnet e nivelit shtetror te Kroacis dhe shpërblehet me kup te arte.

Shpresojme qe ky te jete nje tregues i mire i cili paralajmeron  se para Rrezartit eshte nje vite i shkelqyer me plote trofe.

1