Iniciativa e binjakëzimit të Mitrovicës me Ulqinin

February 22, 2012   | Rajoni / Region

Delegacioni i komunes se Mitrovices

Sot, Komunën e Ulqinit qendroi per nje vizite pune një delegacion nga Komuna e Mitrovicës e kryesuar nga Kryetari Avni Kastrati.

Ai u prit nga Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkepunetoret e tij iVizita kishte per qellim forcimin e bashëpunimit ndermjet Komunës së Mitrovicës dhe asaj të Ulqinit.

Fillimisht zotëri Kastrati shprehu mirënjohjen e qytetarëve të Mitrovicës dhe të Kosovës per Ulqinin dhe banoret e tij dhe rrolin qe ata luajten në kohërat më të vështira të luftës në Kosovë, ku gjetën strehim shqiptarët e përdjekur Është ky, një gjest, që popilli i Kosovës nuk do ta harrojë vecuan mysafiret Ne takimin e hapur dhe vellazerore u hodh iniciativa e binjakëzimin e dy komunave te cilat përveç lidhjeve tradicionale dhe raporteve të mira tani keto marredhenije do ti ngrisin edhe në nivel te bashpunimit instituconal.

Kryetari Cungu duke i deshiruar mirëseardhje delegacionit ne Ulqin, shphrehu falënderim dhe konsideratë për qytetarët e Mitrovicës dhe gadishmerine e ekzekutivit qe drejton dhe qytetareve te Ulqinit per forcimin dhe avancimin e marredhenijeve me qytetin e Mitrovices.

Gjatë takimit u fol per gjendjen aktuale, duke u ndalur ne problemet me të cilat përballen komunitetet e këtyre dy komunave., por edhe per perspektivat qe ata kane , vecmas ne momentet kur te dy shtetet pikësynim te vetem kane inkuadrimin e tyre ne Bashkimin evropian. Po ashtu , u la qe takimet te jene te ndersjellta dhe permanente.

Delegacioni e lartë nga Mitrovica ishte i përberë nga Kryetari i komunës Avni Kastrati, nenkryetai Riza Haziri, KryesuesI i Asemblesë Rrustem Musa, Drejtor i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpetim Bexhet Bala dhe Ahmet Jashari shef i zyres për inforim.

Delegacioni nga Mitrovica u ndal para Komunes se Ulqinit ne vendin ku ne shenje respekti dhe falënderimi eshte ngritur monumenti i mermerte qe i ben jehone ndihmes qe dha populli i Ulqinit ne strehimin e refugjateve nga Kosova ne kohen e luftes atje.

Komuna Ulqinit


YouTube Preview Image