Flori Mumajesi do të drejtojë “Top Fest 9”

February 23, 2012   | Lajmet / Vijesti

Tiranë, 22 shkurt – Më datën 27 shkurt do të fillojë në ekranin e Top Channel-it një nga festivalet më moderne të muzikës shqiptare, pikërisht “Top Fest 9″. Dihet deri më tani që përveç emrave të njohur dhe të ri që do marrin pjesë në të, do të ketë vend edhe për talentet e spikatur në talent-shown “The Voice”, ku Lundrimi, Marsela, Enrika dhe Rina do përfaqësohen me krijimet e tyre.

Siç shkruan gazeta Standard, ajo që e bën më të vecantë “Top Fest”-in  e këtij viti është thashetheme që po flitet lartë e poshtë, do të drejtohet ndryshe nga më parë, nga një këngëtar. Me sa duket producentët po mendojnë që emrat që e kanë prezantuar ndër vite “Top Fest”, si Arbana Osmani, Albana Osmani, Ledion Liço dhe Alban Dudushi, të zëvendësohen kësaj radhe nga një producent i ri, por shumë i njohur Flori Mumajesi.

Natyrisht ky lajm është ende i pakonfirmuar, ashtu siç është gati e sigurt q pjesa tjetër e dyshesh Flori-Elvana nuk do të marrin pjesë si këngëtar.

Koha Net

YouTube Preview Image