“Javët e Biznesit Kombëtar” prezantohen në Ulqin

February 25, 2012   | Ekonomia / Ekonomija

Projekti “Javët e Biznesit Kombëtar”, i organizuar nga Aleanca e Bizneseve të Kosovës (AKB), ka vazhduar me prezantimin e projektit kombëtar edhe në Mal të Zi, përkatësisht në Ulqin. Xhaudet Cakuli, nënkryetari i Komunës së Ulqinit, tha se ky projekt ka gjetur mbështetje nga të gjitha trevat shqiptare, në këtë rast edhe nga Komuna e Ulqinit. Besojmë se sukseset nuk do të jenë të vogla, por shumë të mëdha.

Ndërsa Nazif Cungu, kryetar i Komunës së Ulqinit, tha se ndihet i kënaqur që edhe Ulqini është pjesë e projektit kombëtar në kuadër të pavarësisë. Ai falënderoi të gjithë shqiptarët që pushojnë në Ulqin edhe pse ka kriza. “Pavarësia e Kosovës ishte më rëndësi dhe që u festua edhe në Ulqin po ashtu edhe 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë” tha Cungu.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se “Javët e Biznesit Kombëtar”, është një projekt gjithë kombëtar në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. “Projekti ka për qëllim rritjen dhe konsumimin e prodhimeve shqiptare. Të gjitha bizneset mbarëshqiptare do të ofrojnë prodhime cilësore për konsumatorët. Projekti po realizohet në të gjitha trevat shqiptare, konkretisht në pesë shtete. Prodhimet tona të shkëmbehen ndërmjet shteteve tona”, tha Shahini.

Enver Ferizaj, president i Këshillit të Agro Biznesit Shqiptar, tha se prodhimet vendore janë cilësore dhe duhet konsumuar. Sipas tij me këto aktivitete do të zgjerohen horizontet e reja jo vetëm ndërmjet prodhuesve shqiptar por edhe atyre rajonal e më gjerë. Ky projekt do të përmbajë aktivitet të shumëllojshme. “Ne kemi për detyrë të kontribuojmë me këtë eveniment. Arritjet janë njohja, konsumi, zgjerimi, shije, shitje, lidhje kontratash etj. Qëllim i saj është për një treg ndërkombëtar”, tha Ferizaj.
Ndërsa Ibrahim Milla, kryetar i Aleancës së Bizneseve të Ulqinit, i dha mbështetje projektit Javët e Biznesit Kombëtar, duke premtuar se mbështetje për prodhuesit shqiptar.

Telegrafi
YouTube Preview Image